Himarë, policia shpëton dy turiste çeke në Nivicë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Himarës u erdhën në ndihmë dy turisteve çeke, të cilat kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të natyrës në një zonë malore mbi fshatin Nivicë.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Himarës u erdhën në ndihmë dy turisteve çeke, të cilat kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të natyrës në një zonë malore mbi fshatin Nivicë.

Sot, rreth pasdites, pas marrjes së njoftimit se dy shtetase çeke kishin humbur rrugën në vendin e quajtur “Kërkëz”, në një zonë malore dhe me terren të vështirë, shërbimet e Policisë Himarë organizuan menjëherë punën për t’i ndihmuar.

Pas disa orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë dhe distancës së madhe nga zona e arritshme me automjete, policia arriti të lokalizojë turistet, të cilat ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve dhe i fton ata që, për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”