Gonxhja: “Paketa e Maleve” synon tërheqjen e investimeve direkte të diasporës në veri

MEKI po vlerëson dy strategji të diplomacisë ekonomike, që mund të sjellin benefite në drejtim të Investimeve të Huaja Direkte


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte pjesë e panelit për diplomacinë ekonomike në Konferencën e Ambasadorëve “Diplo 2024”.

Gonxhja u shpreh se, aktualisht MEKI po vlerëson dy strategji të diplomacisë ekonomike, që mund të sjellin benefite në drejtim të Investimeve të Huaja Direkte, ashtu edhe në zgjerimin përtej kufijve kombëtare të sipërmarrjeve më të suksesshme vendase.

“E para, – theksoi ai, – lidhet me Paketën e Maleve (ose Investo në Tokën Tënde), e cila do të prezantohet zyrtarisht së shpejti. Kjo paketë synon të ofrojë një qasje alternative për tërheqjen e investimeve direkte të Diasporës dhe orientimin e tyre për zhvillimin e zonave malore në Veri të vendit.”

“Nisma e dytë, e cila është ende në fazë konceptimi, lidhet me mbështetjen e sipërmarrjeve të ndryshme shqiptare që janë provuar të suksesshme lokalisht në industri të ndryshme, për të zgjeruar veprimtarinë e tyre në vendet fqinje”, theksoi Gonxhja.

“Ne besojmë fuqimisht që shqiptarët e diasporës duhet të kenë një rrugë të shpejtë dhe stimuj konkretë për të investuar në Shqipëri. Qëllimi ynë është që ata ta shohin vendin tonë jo vetëm si atdheun e tyre, por edhe si një mundësi të artë për investim dhe zhvillim. Bashkë mund të krijojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë”, u shpreh ministri Gonxhja. (ATSH)

Kumbaro: “Turi i kullave” zbuloi trashëgiminë e pasur materiale dhe kulturore të luginës së Matit

“Turi i Kullave”, një model inovativ për të eksploruar atraksionet shqiptare nga një vështrim i panjohur më parë, hapi portat…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kumbaro: “Turi i kullave” zbuloi trashëgiminë e pasur materiale dhe kulturore të luginës së Matit

“Turi i Kullave”, një model inovativ për të eksploruar atraksionet shqiptare nga një vështrim i panjohur më parë, hapi portat…