Vëngu takim në Kosovë me Kurtin dhe Maqedoncin: Forcim i bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet në Kosovë ku po zhvillon një vizitë zyrtare.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet në Kosovë ku po zhvillon një vizitë zyrtare.

Vengu zhvilloi një takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Sot në Kosovë për të folur për ato ura që na lidhin, e të tjera që duhet të shtojmë në rrugëtimin tonë të përbashkët”, u shpreh Vengu në një postim në rrjetet sociale.

“Në takimin tejet të hapur e miqësor me Kryeministrin Albin Kurti vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, theksoi Vengu.

Ministri nënvizoi se, investimet e përbashkëta në mjete dhe kapital njerëzor, janë një kontribut në sigurinë kolektive.

Ministri Vengu po ashtu zhvilloi edhe një takim me homologun e tij Ejup Maqendonci, ku vlerësoi pa masë bashkëpunimin e shkëlqyer dhe vëllazëror midis dy vendeve dhe theksoi se bashkëpunimi me Kosovën konsiderohet strategjik, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën euroatlantike.

Ministri Vengu rikonfirmoi se, Kosova vijon të jetë prioritet absolut i Shqipërisë dhe si rrjedhojë prioritet parësor i Ministrisë së Mbrojtjes, e cila ka qenë gjithmonë në krahë dhe në mbështetje të zhvillimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Sa i takon anëtarësimit të Kosovës në organizmat ndërkombëtare, ministri Vengu siguroi se Shqipëria do të jetë një avokate e fortë e saj:

“Viti 2024, rezulton të jetë një vit shumë impenjativ për Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, pasi këtë vit kemi kryesimin e disa iniciativave rajonale dhe shumë aktivitete në kuadër të tyre do të drejtohen dhe organizohen nga ana jonë (A5). Unë siguroj kolegun Maqendonci, se kjo mundësi do shfrytëzohet maksimalisht jo vetëm për të qenë një avokate e fortë e Kosovës, por për të shtuar të gjitha përpjekjet për një anëtarësim të plotë të saj në këto iniciativa”, u shpreh ai.

Gjatë takimit u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit në fushat e çminimit të brezit kufitar ndërmjet dy vendeve si dhe dhënien e asistencës së nevojshme për konsolidimin e mëtejshëm të Qendrës Rajonale për Emergjencat Civile.

Situata e sigurisë dhe mbrojtjes në rajonin e Ballkanit Perëndimor me fokus kryesor, situatën aktuale në Kosovë ishte një tjetër pikë e rëndësishme e takimit: “Vlerësojmë se dialogu Kosovë – Serbi, në koordinim me partnerët strategjikë të Kosovës, SHBA dhe BE duhet të ketë si rezultat përfundimtar një marrëveshje të detyrueshme ligjore, që mundëson njohjen e ndërsjellët mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtim të drejtë të minoriteteve, konform Kushtetutës së Kosovës”, – tha ministri Vengu, i cili vlerësoi Macedonci për mikpritjen.

(ATSH)

Integrimi në BE, Rama: Proces transformues, duhet të bëjmë detyrat për veten tonë

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke, Rama u ndal…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Integrimi në BE, Rama: Proces transformues, duhet të bëjmë detyrat për veten tonë

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke, Rama u ndal…