Ambasadori i ri britanik merr detyrën: Kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve
Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri do të jetë Nick Abbott.
Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri do të jetë Nick Abbott.
Ambasada britanike thekson se me marrjen e detyrës nga ambasadori Nick Abbott nis një kapitull i ri në marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.
Kjo shënon edhe avancimin e marrëdhenies nga miq në partnerë për progres, duke nënkuptuar një partneritet të fortë dhe dinamik, shton ambasada britanike.
“Ambasadori Abbott do të udhëheqë përpjekjet tona për të thelluar bashkëpunimin, duke u fokusuar në mundësitë dhe sfidat e përbashkëta. Nga rritja ekonomike tek shkëmbimi kulturor, jemi të angazhuar për të krijuar përfitime konkrete për të dy vendet”, thekson ambasada.
Ambasada i fton të gjithë shqiptarët që të bashkohen në këtë rrugëtim.
“Së bashku, ne mund të arrijmë përparim të jashtëzakonshëm dhe të formësojmë një të ardhme më të ndritur për vendet tona”, bën të ditur ambasada britanike.
(ATSH)