Rama takon von der Leyen: Për piketat e rrugës sonë të përbashkët europiane
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Pragë me Ursula von der Leyen, Presidenten e saporizgjedhur të Komisionit Europian.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Pragë me Ursula von der Leyen, Presidenten e saporizgjedhur të Komisionit Europian.
Kryeministri bëri të ditur se temë e bisedës ishin “piketat e rrugës sonë të përbashkët europiane”.
Kryeministri Rama ndodhet në Pragë, ku do të marrë pjesë në edicionin e 19-të të GLOBSEC.
Forumi GLOBSEC, më i madh i sigurisë, për herë të parë në historinë e tij 19-vjeçare, do të mbahet në Republikën Çeke.
Nga 30 gushti deri më 1 shtator, dhjetëra udhëheqës dhe ekspertë do të diskutojnë çështjet kritike për sigurinë dhe mbrojtjen.