Gonxhja: 3 shkolla dhe 10 drejtime për arsimin profesional në Korçë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ftoi të gjithë të interesuarit që të regjistrohen në shkollat e arsimit profesional.


Regjistrimet në arsimin profesional vazhdojnë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ftoi sot të gjithë të interesuarit që të regjistrohen në shkollat e arsimit profesional.

Gonxhja theksoi se të interesuarit mund të zgjedhin mes 3️ shkollave në qarkun e Korçës, shkolla “Enver Qiraxhi”, shkolla profesionale “Shërbime Korçë” dhe shkolla profesionale “Teknike Korçë”.

Gjithashtu ai theksoi se janë 1️0️ drejtime që mund të zgjidhen për një arsim dinamik, përfshirës dhe plot mundësi.

Drejtimet përfshijnë hoteleri-turizëm, ekonomi-biznes, veterinari, bujqësi, dizenjim modë në shkollën profesionale “Shërbime Korçë” ku ka 390 nxënës dhe 46 biznese partnere.

Shkolla profesionale “Teknike Korçë” ka 467 nxënës dhe 65 biznese partnere në drejtimet si ndërtim, mekanikë, elektroteknikë, termohidraulikë dhe shërbim mjetesh transporti.

Ndërsa shkolla “Enver Qiraxhi” ka 233 nxënës dhe 30 biznese partnere me 3 drejtime si mekanikë, elektroteknikë dhe hoteleri-turizëm.

Të interesuarit duhet të regjistrohen përmes e-Albania, në shërbimin “Regjistrim në klasë të dhjetë” si dhe të klikojnë në faqen www.aftesi.al për të mësuar më shumë dhe për t’u regjistruar. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Ambasadori i Azerbajxhanit leksion të hapur në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës

Ambasadori i Azerbajxhanit, Anar Huseynov, zhvilloi një takim me rektorin e UGJ, prof.dr. Jaho Cana dhe stafin

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ambasadori i Azerbajxhanit leksion të hapur në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës

Ambasadori i Azerbajxhanit, Anar Huseynov, zhvilloi një takim me rektorin e UGJ, prof.dr. Jaho Cana dhe stafin