Presidenca: Begaj, raporte të ngushta dhe konstruktive me Osmanin dhe Kurtin

Zyra e Shtypit e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar ndaj raportimeve të mediave kosovare.


Zyra e Shtypit e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar ndaj raportimeve të mediave kosovare, të cilat pretendojnë për një ftohje të marrëdhënieve mes Presidentit Begaj dhe drejtuesve të shtetit të Kosovës, Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti.

Sipas këtyre raportimeve, marrëdhëniet janë tensionuar pas reagimeve të Kryeministrit Kurti në lidhje me rihapjen e urës së Ibrit. Zyra e Shtypit e Presidentit Begaj, thekson se Kreu i Shtetit ka mbajtur kontakte të ngushta, të vazhdueshme dhe konstruktive me drejtuesit e Republikës së Kosovës që prej marrjes së detyrës.

“Kreu i Shtetit ka mbajtur që prej ditës së parë të marrjes së detyrës, kontakte të ngushta, të vazhdueshme dhe konstruktive me drejtuesit e Republikës së Kosovës, në çdo situatë, në çdo kohë dhe në mënyrë të veçantë, me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti”.

“Republika e Kosovës, shqiptarët në troje dhe më gjerë si edhe drejtuesit politikë të tyre, janë dhe kanë qenë prioritet i Presidentit që prej ditës së parë në këtë detyrë”, bën të ditur zyra e shtypit e Presidentit Bajram Begaj.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…