Muzhaqi në Rin Camp 24: Mbështesim 26 projekte rinore në të gjithë Shqipërinë.

Në Rin Camp të rinjtë diskutuam me Kryetarët e Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, Himarë, Vangjel Tavo dhe me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.


Ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi diskutoi me të rinjtë e kampit rinor Rin Camp. Gjatë fjalës së saj, Ministrja Muzhaqi vlerësoi angazhimin gjithnjë e më të madh të rinjëve në diskutimin dhe avancimin e ideve dhe projekteve të tyre. Në këtë frymë dhe punimet e kampit rinor “Rincamp”, u përqëndruan tek diskutimi mbi politikat rinore dhe nismat konkrete në funksion të tyre.

Ky takim është në vijim të qindra aktiviteve tona të përbashkëta të organizuara me Agjencinë Kombëtare të Rinisë, që kanë përfshirë rininë në vendimmarrje, i kanë aftësuar në fusha nga më të ndryshmet, dhe i kanë pajisur me aftësi dhe dije sipas nevojave të secilit grup. Mbi 13,000 të rinj janë angazhuar në këto aktivitete nga Tropoja në Konispol, tha Muzhaqi.

Ndërkohë kemi financuar 23 projekte për të rinjtë, jo vetëm nga buxheti i shtetit por edhe falë punës së bërë me donatorët të cilët falë rritjes së besimit dhe transparencës, po na asistojnë me buxhet për më shumë mundësi angazhimi për të rinjtë.

Duke filluar nga shtatori do të zbatojmë plot 26 projekte me organizatat për të rinjtë në të gjithë territorin e vendit, duke ndikuar në mënyrë direkte apo indirekte rreth 28,000 të rinj, që do mund të angazhohen në aktivitete nga më të ndryshmet, trajnime, sport, art, kulturë, debat, e plot të tjera.

“Disa prej jush kanë përfituar nga programi i kodimit financuar nga qeveria shqiptare, ndaj brenda 6 muajve të parë të këtij viti, 500 të rinj kanë marrë dije si pjesë e këtyre kurseve”, tha Muzhaqi. Pavarsisht karrierës që ju dëshironi të ndiqni, vijoi ajo, aftësitë e mendimit kritik, aftësitë organizative dhe menaxhuese të teknologjisë së informacionit që keni mësuar në çdonjërin prej 35 disiplinave të ndryshme që ofrojmë, do t’ju shërbejnë përgjatë gjithë jetës. Për ata që nuk e kanë pasur ende mundësinë, ju inkurajoj ti bashkoheni 1,800 përfituesve të programit të kodimit.

Ndërkohë këtë vit, me programin kombëtar të praktikave të punës janë punësuar 162 të rinj nga 314 që zhvilluan praktikën vitin e shkuar në institucionet e administratës publike. Në fillim të shtatorit, do të presim edhe grupin e ri të praktikantëve që do të na bashkohen në institucione për këtë vit, program me anë të të cilit, u kemi vendosur të rinjve mbi 1200 pozicione në dispozicion.

Në Rin Camp të rinjtë diskutuam me Kryetarët e Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, Himarë, Vangjel Tavo dhe me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.

Lexo më shumë nga

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt