Hasani në Forumin Strategjik të Bledit, takime dypalëshe me homologë dhe zyrtarë të lartë

Ministri Hasani është i ftuar në panelin me temë ‘Evropa e plotë dhe e lirë: një angazhim i ripërtërirë për sigurinë evropiane”.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mbërriti në Slloveni për të marrë pjesë në punimet e Forumit Strategjik të Bledit me temë ‘Një botë realitetesh paralele’, ku u prit nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon.

Çështjet që do të trajtohen në forum janë sfidat aktuale të sigurisë që po ndodhin në shoqërinë ndërkombëtare, por dhe ato të ardhshme globale.

Ministri Hasani është i ftuar në panelin me temë ‘Evropa e plotë dhe e lirë: një angazhim i ripërtërirë për sigurinë evropiane”.

Ministri Hasani do të marrë pjesë edhe në një takim informal të ministrave të Punëve të Jashtme dhe të të Dërguarve Specialë për Ballkanin Perëndimor. Takimi do të mundësojë shkëmbimin e mendimeve lidhur me situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të forumit, kryediplomati shqiptar do të zhvillojë edhe disa takime dypalëshe me homologë dhe zyrtarë të lartë nga vendet e Evropës.

Forumi Strategjik i Bledit organizohet në një moment kur Sllovenia është votuar si anëtare e përkohshme e KS të OKB-së për periudhën 2024-2025 dhe me këtë rast do të shprehet edhe përgjegjësia e Sllovenisë për ushtrimin e detyrave që burojnë nga ky fakt. (ATSH)

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…