Ambasada gjermane: Laguna e Nartës, origjinale dhe e paprekur

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner zhvilloi një vizitë në Lagunën e Nartës.


Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner zhvilloi një vizitë në Lagunën e Nartës.

Ambasada gjermane, duke e krahasuar Lagunën e Nartës me jugun e Francës, shkruan se, “Cili udhëtar entuziast i jugut të Francës nuk është mahnitur nga bukuria natyrore e Camargue? Mirë se vini në versionin shqiptar të saj – Laguna e Nartës”.

Ekipi i ambasadës së Gjermanisë shijoi thjeshtësinë e paprekur të peizazhit, që i ka ofruar strehë për shekuj me radhë kafshëve të rralla si pelikani kaçurrel, llojeve të rralla të rosave dhe një sërë speciesh peshqish në rrezik zhdukjeje.

“Sepse edhe kjo është Shqipëria: origjinale dhe e paprekur. Dhe këto veçori janë thesare me rëndësi që shtrihet përtej kufijve të vendit dhe kërkojnë përkujdesje”, thekson ambasada gjermane

“Gjermania, si një nga donatorët më të mëdhenj në botë në fushën e biodiversitetit dhe krenare për 16 parqet e saj kombëtare, është e bindur: Një ekuilibër i qëndrueshëm midis zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit është i mundur”, shton ambasada gjermane. (ATSH)

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!