Përfaqësues të lartë të Gardës Kombëtare të FSK vizitojnë Komandën Mbështetëse
Bashkëpunimi i ngushtë mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ishte fokusi kryesor i takimit mes palëve.
Përfaqësues të lartë të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës zhvilluan një vizitë njohëse në mjediset e Komandës Mbështetëse, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.
Delegacioni i kryesuar nga komandanti i Gardës Kombëtare të FSK, gjeneral brigade Naim Haziri u prit nga zv.komandanti i Komandës Mbështetëse, kolonel Shkëlqim Çela dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Bashkëpunimi i ngushtë mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ishte fokusi kryesor i takimit mes palëve.
Vijimi i angazhimit në stërvitjet dypalëshe, bashkëpunimi në fushën e arsimimit, kualifikimit institucional e profesional dhe menaxhimi i aseteve njerëzore për të qenë në krah të njëri-tjetrit në operacione të përbashkëta në interes të sigurisë rajonale, ishin gjithashtu pika të rëndësishme të takimit.
Fokusi zhvendoset në terren për zbatimin e projekteve në dobi të bashkëpunimit për sigurinë e dy vendeve dhe më gjerë, atë rajonale.
(ATSH)