Karçanaj: I rëndësishëm integrimi në Mekanizmat dhe Politikat e Sigurisë Kibernetike të BE-së

Qendra Operacionale e Sigurisë tashmë përdor teknologjinë “state of art” mbështetur në Artificial Intelligence dhe Machine Learning.


Ekspertë të fushës së IT u mblodhën sot në Tiranë, në tryezën e bisedimeve, të organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Kosovar Centre for Security Studies dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj bëri të ditur se u diskutua rreth sfidave të rëndësishme që duhet të kalojë Shqipëria, në kuadër të hartimit dhe zbatimit të politikave të duhura, së bashku me vendet e tjera të rajonit perëndimor në Mekanizmat dhe Politikat e Sigurisë Kibernetike të BE-së.

Karçanaj theksoi se integrimi në këto mekanizma, nuk do të vlejë vetëm për forcimin e hapësirës tonë digjitale, por do të kontribuojë në shtimin e sigurisë në një spektër më të gjerë në Bashkimin Europian.

Ajo e vlerësoi me rëndësi përshtatjen ligjore në përputhje me direktivat e BE-së, rritjen e aftësimit përmes trajnimeve dhe programeve specifike të kapaciteteve tona njerëzore, bazuar në nevojat specifike të ekosistemit.

Karçanaj ndau eksperiencën e AKSHI-t për mbrojtjen e hapësirës kibernetike qeveritare shqiptare, duke ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare të sigurisë, “Zero Trust” dhe strategjinë “Defense in Depth”.

Qendra Operacionale e Sigurisë tashmë përdor teknologjinë “state of art” mbështetur në Artificial Intelligence dhe Machine Learning.

“Jam e bindur se bashkëpunimi i ngushtë me vendet e Ballkanit Perëndimor, BE-në dhe ENISA (Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike) do ta ndihmojë Shqipërinë të përballë me sukses sfidat për të ndërtuar një mjedis kibernetik të përbashkët, të sigurt dhe të fuqishëm”, theksoi Karçanaj.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Hafize Leskoviku dhe Adriana Thanasi së bashku në një iso!

Autori Niko Mihali meriton një falenderim të madh për këtë dhuratë te çmuar që na pruri.

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hafize Leskoviku dhe Adriana Thanasi së bashku në një iso!

Autori Niko Mihali meriton një falenderim të madh për këtë dhuratë te çmuar që na pruri.