Hoxha: Siguria dhe mbarëvajtja e sezonit turistik, prioritet i policisë
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha u shpreh sot se prioritet në muajin gusht ishte angazhimi për sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha u shpreh sot se prioritet në muajin gusht ishte angazhimi për sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Ministri i Brendshëm renditi në një postim në rrjetet sociale momentet kryesore të punës së ministrisë që drejton përgjatë muajit gusht. Ai vuri në dukje se që në nisje të detyrës si Ministër i Brendshëm vendosi prioritet angazhimin për sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Ndërkohë, po ashtu, gjatë gushtit u zbatuan masat për rritjen e parametrave të sigurisë detare.
Gjithashtu, Hoxha renditi si punë të kryer edhe përurimin e stacionit të ri zjarrfikës në bashkinë Fier, një strukturë moderne që rrit cilësinë e shërbimit për këtë komunitet.
Hoxha risolli në vëmendje miratimin e pagesave për orët shtesë për punonjësit e Policisë që shërbejnë përgjatë sezonit turistik, si dhe kompensimin financiar ushqimor.
Ai theksoi se, pati ndërkohë takime të rëndësishme me përfaqësues të vendeve partnere, për të rritur e thelluar bashkëpunimin si dhe çuar para projektet në interes të përbashkët. (ATSH)