Muzhaqi në Thumanë: Një muaj kurse falas për 80 fëmijë

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi në bashkëpunim me organizatën Save the Children në Shqipëri, Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkinë Krujë kanë organizuar “Kampi Veror për Fëmijë” në njësinë administrative Thumanë.


80 fëmijë të njësisë administrative Thumanë përgjatë një muaji zhvilluan kurse falas në pikturë, volejboll, futboll, valle, muzikë dhe anglisht.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi në bashkëpunim me organizatën Save the Children në Shqipëri, Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkinë Krujë kanë organizuar “Kampi Veror për Fëmijë” në njësinë administrative Thumanë.

Kjo iniciativë vjen me qëllim përmbushjen e objektivave të Strategjisë Kombëtare të Rinisë dhe projekt pilot për një program kombëtar të aktiviteteve jashtëshkollore me fokus angazhimin e fëmijëve, zbulimin dhe zhvillimin e talenteve.

Projekti është në vijim të programit arte dhe zeje që zhvillohet pas shkolle në 200 shkolla tashmë.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilluan një takim me të fëmijët e kampit veror.

Ministrja Muzhaqi në fjalën e saj e vuri theksin tek rëndësia që kanë këto programe për të rinjtë në mënyrë që ti aftësojmë ata në fusha dhe disiplina të ndryshme.

Ministrja Muzhaqi mbi të gjitha e vuri theksin tek domosdoshmëria e zhvillimit të këtyre projekteve jashtë kryeqytetit si një mundësi më tepër për fëmijët dhe të rinjtë e këtyre zonave.

Muzhaqi tha se, “ky kamp veror është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të qëllimit tonë për të ofruar mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët, pavarësisht nga vendndodhja e tyre. Përmes aktiviteteve të ndryshme dhe kurseve të specializuara, ne synojmë të zhvillojmë aftësitë dhe talentet e tyre, duke i ndihmuar ata të rriten si individë të përgjegjshëm dhe të integruar në shoqëri”.

Për ministren Koçiu shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve janë thelbësore për zhvillimin e shoqërisë.

Programet si ky kamp veror jo vetëm që promovojnë aktivitetin fizik, mendor dhe zhvillimin e aftësive të reja, por gjithashtu ndihmojnë në krijimin e një mjedisi të shëndetshëm dhe mbështetës për fëmijët.

Kjo iniciativë vjen me qëllim përmbushjen e objektivit specifik: “Të rejat dhe të rinjtë mbështeten në përfshirjen dhe integrimin e tyre në shoqëri duke pasur mundësi për strehim dhe argëtim (në kulturë, art dhe sport)” të Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029, miratuar nga qeveria shqiptare.

Po ashtu, përmes organizimit të kampit veror në Thumanë synohet realizimi i nivelit të dytë të “Programit Kombëtar për Aktivitetet Jashtë Orarit Mësimor (JOM)”, i cili mundëson kurse të specializuara për nxënësit e ciklit të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë, që do të mundësohen nga ekspertë të fushës në qendra të dedikuara. (ATSH)

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…