Spiropali pret Gonzaton: Kuvendi, rol kyç në procesin e integrimit evropian

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në kryesinë e Kuvendit, ambasadorin e Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në kryesinë e Kuvendit, ambasadorin e Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato.

Ambasadori Gonzato theksoi përparimet e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe nënvizoi angazhimin e Delegacionit për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Kuvendin.

Ai theksoi rëndësinë e përfshirjes gjithëpërfshirëse në procesin e integrimit europian, si një mjet për transformimin e shoqërisë shqiptare.

Nga ana e saj, Kryeparlamentarja Spiropali vlerësoi ndihmën e Delegacionit të BE-së në përshpejtimin e procesit të integrimit dhe e theksoi prioritetin e Kuvendit në udhëheqjen e këtij procesi.

Ajo theksoi se, Kuvendi, si garantues i legjitimitetit demokratik, ka marrë një rol të rëndësishëm në zbatimin e ligjit të ri që rregullon rolin e Kuvendit në procesin e integrimit, duke forcuar mbikëqyrjen e institucioneve të përfshira në këtë proces.

Spiropali, gjatë takimit shprehu gjithashtu disa nga prioritetet e sesionit të ri parlamentar, duke përfshirë mbështetjen për dialogun politik ndërmjet grupeve parlamentare për reforma, mbështetjen për institucione të pavarura si mbrojtës të interesit publik, luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, mbështetjen për komisionet hetimore dhe të posaçme, dhe modernizimin e shërbimeve parlamentare për të ndihmuar deputetët.

Ndërsa ambasadori i BE-së Silvio Gonzato, në një reagim, u shpreh se në takim u ra dakord për rëndësinë e aftësimit të Parlamentit për të luajtur plotësisht rolin e tij në procesin e anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe për të siguruar konsensus të fortë në të gjithë spektrin politik rreth tij.

“Ne gjithashtu ramë dakord se na duhet një parlament efikas dhe transparent, i hapur për qytetarët e tij, i aftë për të kryer reformat e nevojshme dhe efektiv në ushtrimin e mbikëqyrjes mbi ekzekutivin”, u shpreh Gonzato.

Në këtë kontekst, theksoi ai, “BE-ja do të vazhdojë të angazhohet me Këshillin Kombëtar për Integrimin Evropian, Komisionin për Çështjet e BE-së dhe ne do të shtojmë bashkëpunimin tonë teknik me Kuvendin”.

Gonzato konfirmoi gjithashtu se, “BE-ja do të angazhohet me komisionet e posaçme parlamentare – për thellimin e reformave për qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin, si dhe për luftimin e dezinformimit dhe formave të tjera të ndërhyrjes së huaj në procesin demokratik – me synimin për të siguruar koherencë e plotë me angazhimet të Shqipërisë për anëtarësim në BE”.

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…