Kumbaro takim me kryetarët e bashkive bregdetare: Flukset në plazhe vazhdojnë ende
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive bregdetare në ambientet e ministrisë.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive bregdetare në ambientet e ministrisë.
Në takim u bë analiza paraprake e sezonit veror të plazheve.
Ministrja u shpreh se në plazhe ende vazhdojnë flukset dhe sipas raportimeve të operatorëve turistikë prenotimet e shumta do ta zgjasin pikun e sezonit edhe për muajin shtator.
Kumbaro gjithashtu shtoi se që tani fillon përgatitja e verës 2025.
“Secila bashki vjen me karakteristikat dhe modelet e menaxhimit të plazheve e të pastërtisë, ku çdo vit jemi më mirë, por na duhet ende punë për të ecur të gjithë me të njëjtën shpejtësi në maksimizimin e cilësisë dhe standardeve për Shqipërinë turistike”, theksoi Kumbaro. (ATSH)