MM: 440 milionë lekë në fazën e parë të projektit për rijetësimin e industrisë ushtarake

Akti normativ i Këshillit të Ministrave për rijetësimin e industrisë ushtarake injekton 440 milionë lekë në fazën e parë të projektit.


Akti normativ i Këshillit të Ministrave për rijetësimin e industrisë ushtarake injekton 440 milionë lekë në fazën e parë të projektit.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se, konkretisht, janë alokuar 290 milionë lekë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të uzinave të industrisë ushtarake ndaj punonjësve, ish-punonjësve, bashkive dhe enteve të tjera.

150 milionë lekë janë dedikuar për themelimin e shoqërisë tregtare “KAYO Sh.a”, e cila do të udhëheqë procesin e modernizimit të industrisë ushtarake dhe rijetësimin e kapaciteteve prodhuese të Mjekësit, Gramshit dhe Poliçanit.

Ministria e Mbrojtjes thekson se, rijetësimi i industrisë ushtarake është një mundësi e re për zhvillimin ekonomik dhe social të zonave të përfshira në këto projekte, por edhe shumë i rëndësishëm për integrimin e vendit në hallkat e prodhimit dhe logjistikës ndërkombëtare.

Projekti i qeverisë shqiptare për modernizimin e sektorit, kontribuon gjithashtu në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare në përputhje me objektivat e Aleancës, shton më tej Ministria e Mbrojtjes.

Lexo më shumë nga

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…