Veliaj shërben drekën në qendrën komunitare “Gonxhe Bojaxhi”

Kryebashkiaku i Tiranës: Të largojmë urrejtjen dhe të inkurajojmë ata që shërbejnë!


Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shërbeu drekën për njerëzit në nevojë, në qendrën komunitare që mban emrin “Gonxhe Bojaxhi”.

Në fjalën e tij, Veliaj falënderoi të gjithë ata që zgjedhin të shërbejnë edhe në ditë pushimi.

“Ne u shërbejmë atyre që kanë nevojë, jo vetëm një vakt, por edhe dashuri, vëmendje, një krah për t’u mbështetur, një vesh për t’u dëgjuar. Dua të falënderoj të gjithë punonjëset tona sociale, që bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Dua të falënderoj të gjithë psikologët, mjekët, ndihmësit në qendrat tona sociale dhe të gjithë njerëzit që shërbejnë. Sot festojmë shenjtërimin e Nënë Terezës dhe nga dritarja shoh punonjësit që janë duke përgatitur rrugët, edhe pse ditë pushimi, sepse do fillojë shkolla. Një falënderim të madh për të gjithë ata punëtorë që pastrojnë, mirëmbajnë, dezinfektojnë, plot mirënjohje sepse mbi të gjitha, Nënë Tereza ishte një mësuese, pra me veprat e saj mësonte dhe të tjerët si të silleshin, si të ndihmonin si të shërbenin”, tha Veliaj.

Një falënderim kryebashkiaku e pati edhe për mësuesit, edukatoret dhe psikologët që po përgatiten për të nisur vitin e ri shkollor, si dhe efektivët që qëndrojnë në krye të detyrës çdo ditë të vitit.

“Kam një mirënjohje të jashtëzakonshme për të gjithë mësuesit që po përgatiten për të filluar vitin e ri shkollor, për edukatoret, psikologët, për mësuesit ndihmës, për asistentët, meritojnë të gjithë respektin dhe dashurinë tonë. Teksa po vija këtu te rruga “5 Maji”, edhe pse ditë pushimi, duke qenë se është një rrugë që ka shumë trafik për shkak të tregut, pashë policinë në këmbë. Edhe ata kanë familje, edhe ata kanë një tavolinë ku mund të ishin, por kanë zgjedhur që t’i shërbejnë vendit. Për të gjithë ata që shërbejnë me uniformë, policë, ushtarakë, policë bashkie, policë shteti, policë të trafikut rrugor, që në këto ditë po bëjnë një punë fantastike, për të gjithë ata që veshin uniformën e Republikës, shumë mirënjohje për shërbëtorët e shtetit shqiptar”, u shpreh kryebashkaku.

Veliaj shtoi se e ardhmja e qytetit duhet ndërtuar mbi mësimet e Nënë Terezës, duke larguar urrejtjen dhe duke inkurajuar të gjithë ata shërbejnë.

“Një qytet vlerëson shërbëtorët, nuk ka rëndësi nëse është zjarrfikësi, nëse është mjeku, nëse është mësuesi, apo psikologu, është një qytet që ka të ardhme. Ne duam të ndërtojmë mbi mësimet e Nënë Terezës të ardhmen e qytetit tonë, duke shërbyer si ajo, duke pasur një zemër të butë dhe të hapur si ajo, duke larguar urrejtjen, mllefin, cinizmin, shpotinë, batutat e pahijshme, banalitetin dhe duke inkurajuar të gjithë ata që shërbejnë, pavarësisht nëse janë në drejtim të qytetit apo të vendit apo të një pozicioni të rëndësishëm, apo nëse po shërbejnë një pjatë supë në qendrat tona. Kush shërben dhe është thirrur të shërbejë, e bën këtë me dashuri është vërtet një bir edhe një bijë e Nënë Terezës”, tha Veliaj. (ATSH)

Lexo më shumë nga

MF: Të ardhurat për 11-mujorin, rritje me 60,5 miliardë lekë

Sipas raportit të Ministrisë së Financave mbi treguesit paraprakë fiskalë, të ardhurat u realizuan në masën 100 % të planit…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MF: Të ardhurat për 11-mujorin, rritje me 60,5 miliardë lekë

Sipas raportit të Ministrisë së Financave mbi treguesit paraprakë fiskalë, të ardhurat u realizuan në masën 100 % të planit…