Raporti i OECD, Pirdeni: Shqipëria, lider rajonal në politikat antikorrupsion
Shqipëria është lider rajonal në politikat antikorrupsion sipas raportit të OECD mbi Konkurrueshmërinë për Ballkanin Perëndimor 2024.
Shqipëria është lider rajonal në politikat antikorrupsion sipas raportit të OECD mbi Konkurrueshmërinë për Ballkanin Perëndimor 2024.
Kështu u shpreh ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, e cila theksoi se ky raport mat ecurinë e politikave në sferat kryesore të ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Rezultati i Shqipërisë, ku është shënuar progres në 14 nga 15 fusha të rëndësishme, është një demonstrim i impaktit real të politikave që janë ndërmarrë e po ndërmerren për të garantuar një standard të pakthyeshëm mirëqeverisjeje për qytetarët”, nënvizoi Pirdeni.
Raporti thekson se, “Shqipëria ka rezultatin më të lartë ndër ekonomitë e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për dimensionin e politikave antikorrupsion, duke tejkaluar ndjeshëm rajonin në fushat e parandalimit të korrupsionit si dhe hetimit dhe ndjekjes penale”
“Përpjekjet për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin janë forcuar falë një kuadri gjithëpërfshirës ligjor dhe institucional”, thuhet në raport.