Malaj takim me ambasadoren e Japonisë: Bashkëpunim të frytshëm në fushën ekonomike

Ministri i Financave, Petrit Malaj priti sot në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kato Kikuko.


Ministri i Financave, Petrit Malaj priti sot në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kato Kikuko.

Gjatë këtij takimi u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Japonisë dhe u diskutua mbi ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Ministri Malaj falënderoi ambasadoren Kikuko për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia ka dhënë për vendin tonë, në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik.

“Të dy vendet tona ndajnë një bashkëpunim të frytshëm në fushën ekonomike, duke vlerësuar veçanërisht mbështetjen me grante dhe kredi të buta për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, në sektorë prioritarë”, u shpreh Malaj.

Për Shqipërinë, vijoi ai, e rëndësishme mbetet edhe mbështetja e ofruar nga Japonia për anëtarësimin në BE, në kuadër të nismave për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor, për ecurinë e reformave ekonomike e sociale.

(ATSH)

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.