Shqipëria përballet nesër me Ukrainën, Silvinjo: Grupi është i vështirë, por duam ta nisim mbarë
Shqipëria luan mbrëmjen e 7 shtatorit takimin e parë të vlefshëm për Ligën e Kombeve ndaj Ukrainës, në ora 20:45 në stadiumin “Epet Arena”.
Shqipëria luan mbrëmjen e 7 shtatorit takimin e parë të vlefshëm për Ligën e Kombeve ndaj Ukrainës, në ora 20:45 në stadiumin “Epet Arena”.
Në prag të kësaj sfide të rëndësishme për kuqezinjtë, të cilët duan ta nisin sa më mirë këtë edicion, trajneri Silvinjo dhe mesfushori Ylber Ramadani dolën pasditën e sotme në konferencën zyrtare për media.
Trajneri Silvinjo u shpreh se objektivi kryesor i ekipit në këtë ndeshje është që të marrin një rezultat pozitiv dhe të luajnë njëjtë si në kualifikueset e Europianit, me shpirt e zemër në fushë.
Ndër të tjera, tekniku brazilian vlerësoi Ukrainën si ekip shumë të fortë dhe me lojtarë cilësorë.
“Kur flasim për Ukrainën, flasim për grupin, një grup shumë i vështirë, me të katër ekipet që bënë një Europian të mirë. Jemi në një grup të vështirë në Nations League. Trajneri i Ukrainës është shumë i zoti, e organizon mirë skuadrën, ka lojtarë shumë të mirë, janë Sudakov, Mudryk etj. Janë teknikë, shumë fizikë dhe të organizuar, kanë bërë një Europian të mirë. Grupi ynë është shumë i vështirë. Ukrainën duhet ta përballojmë fizikisht, pasi është skuadër e vështirë dhe shumë teknike”, tha ai.
(ATSH)