Rrezikonte mbytjen, policia detare shpëton turistin ukrainas në Borsh

Njësia Policore Detare në Borsh i erdhi në ndihmë një turisti ukrainas, i cili rrezikonte pasi kishte shkuar shumë larg duke notuar.


Njësia Policore Detare në Borsh i erdhi në ndihmë një turisti ukrainas, i cili rrezikonte pasi kishte shkuar shumë larg duke notuar.

Pas njoftimit të ardhur në sallën operative të DVP Vlorë, se një person i cili ishte duke notuar po rrezikohej në vendin e quajtur Gjiri i Borshit, Njësia Policore Detare u nis menjëherë drejt vendit të dhënë me mjetin lundrues Jetski dhe në bashkëpunim me një gomone peshkimi që ndodhej afër kësaj zone, ndihmuan shtetasin ukrainas dhe e nxorën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.

Turisti ukrainas falënderoi forcat e Policisë për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare theksojnë se janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe turistëve, dhe ftojnë të gjithë qytetarët që të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 në rast nevoje. (ATSH)

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!