Skema Kombëtare, Denaj: Grupimi i fermerëve siguron mbështetje më të lartë

Falë Skemës Kombëtare të mbështetjes në bujqësi fermerët e organizuar në grupe të përbashkëta kanë përfituar deri në 100% mbështetje financiare.


Falë Skemës Kombëtare të mbështetjes në bujqësi fermerët e organizuar në grupe të përbashkëta kanë përfituar deri në 100% mbështetje financiare.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale, shembullin e Lulzimit, i cili bashkë me 3 fermerë të tjerë aplikoi për një sipërfaqe totale prej 2,3 hektarësh tokë bujqësore dhe përfituan 100 % mbështetje financiare për masën fara dhe fidanë.

“Prodhimet e tyre shkojnë në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar, dhe këtë vit arritën të marrin një mbështetje më të madhe falë përparësisë që ofron bashkimi në grup. Përkushtimi i tyre për të bashkëpunuar ishte çelësi i suksesit”, u shpreh Denaj.

Përmirësimi menaxhimit të Skemës Kombëtare 2024, për të bërë më të lehtë aplikimin për fermerët, i ka hapur rrugë aplikimit edhe në grup operatorësh.

Për një bashkim operatorësh të qendrueshëm, të suksesshëm, masa e përfitimit është maksimale.

Falë prioritizimit të bashkimit të operatorëve, me minimumin 7 anëtarë, me përjashtim të fermerëve të serrave ku minimumi është 4 anëtarë, marrin të parët 100 % të përfitimit, nëse aplikojnë të bashkuar.

(ATSH)

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…