Veliaj: Nga shtatori 2025, ushqim falas për nxënësit në 100% të shkollave të kryeqytetit

Duke nisur nga shtatori i vitit që vjen, Bashkia e Tiranës synon të integrojë paketën e ushqimit falas në 100% të shkollave të kryeqytetit


Duke nisur nga shtatori i vitit që vjen, Bashkia e Tiranës synon të integrojë paketën e ushqimit falas në 100% të shkollave të kryeqytetit, për t’u siguruar fëmijëve të njëjtin fillim në rrugëtimin e tyre drejt dijes.

Lajmin e bëri me dije kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak.

“Ashtu siç tek transporti kemi planifikuar, që për personat në pension dhe ata me aftësi të kufizuara, nga 1 janari të bëjnë udhëtimin falas me autobus, ne duam që të planifikojmë që në shtatorin që vjen, pra jo këtë shtator, të përgatitemi një vit, ne të kemi ushqimin në të gjithë shkollat e Tiranës, sidomos për t’u dhënë fëmijëve të njëjtin start.

Ca familje janë më të pasura, ca nuk i kanë mundësitë, por kur vjen puna tek kaloritë, vitaminat, çdo fëmijë duhet të ketë startin e barabartë në qytetin tonë.

Sot jemi në kushtet ku Bashkia mund ta bëjë këtë investim, ndërkohë që kur ishim në ditë më të vobekta nuk e kishim këtë mundësi. Shkolla- qendër komunitare do të transformohet në një plan për 100% të shkollave tona, për t’u siguruar që fusim ushqimin e fëmijëve në shkolla”, theksoi kreu i Bashkisë.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Linçimi publik ndaj Veliajt, i neveritshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “përkohësisht di që Erion Veliajt i cënohet jeta e tij familjare nga gjyqi publik…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Linçimi publik ndaj Veliajt, i neveritshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “përkohësisht di që Erion Veliajt i cënohet jeta e tij familjare nga gjyqi publik…