“Shëndeti në Shkolla”, nis zbatimi i programeve të reja për mirërritjen e fëmijëve

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu, vizituan shkollën “Mihal Grameno” në kryeqytet


Me nisjen e vitit të ri shkollor, krahas zhvillimit të procesit mësimor, nisi edhe zbatimi i programeve në shkallë kombëtare, që kanë në qendër shkollën dhe që mbështesin shëndetin dhe mirërritjen e fëmijëve në moshë shkollore 6 deri në 14 vjeç, me zbatimin e një sërë procedurave depistuese për fëmijët, duke nisur që nga kujdesi dentar, kujdesi për shikimin, dëgjimin e së fundmi si një risi programi për depistimin e skoliozës.

Shkolla “Mihal Grameno” në kryeqytet, të cilën sot e vizitoi Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu, është një prej institucioneve arsimore përfituese e programeve të kujdesit shëndetësor, me 850 nxënës dhe me 1400 depistime në një vit, e cila ka pjesë të infrastrukturës së saj, kabinetin e mjekëve, kabinetin e depistimit te shikimit, si dhe kabinetin dentar, e ku tashmë për herë të parë do të shtohet Programi i Depistimit të Skoliozës.
“Këtu jemi në shkollën “Mihal Grameno”, një nga shkollat ku aplikohet suksesshëm programi kombëtar “Shëndeti në shkolla” nëpërmjet aplikimit të një sërë procedurash depistuese për fëmijët, duke nisur nga kujdesi dentar, ai për shikimin, për dëgjimin dhe ndërkohë dhe një program më i ri kombëtar, ai për skoliozën. Shkolla ka 850 nxënës dhe vetëm vitin e kaluar shkollor këtu janë kryer 1400 depistime të përgjithshme”, u shpreh ministrja Koçiu.

“Shërbimi që ne ofrojmë është dhënia e ndihmës së parë, kontrolli i depistimit të fëmijëve për sëmundjet infektive, në rastet e traumave ne jemi prezentë, kontrolli i kartelave të vaksinimit, pra shërbimet e përgjithshme. Pastaj, çdo fillim viti ne bëjmë vizitat e syve. Është mirëpritur goxha mirë nga nxënësit dhe nga prindërit. Kemi pasur shumë rezultate. I kemi trajtuar herët dhe referuar herët”, shpjegon një nga mjeket që shërbejnë në këtë shkollë.

Një program tjetër i rëndësishëm është ai i depistimit të Shëndetit dhe Kujdesit Dentar, rreth të cilit ministrja Koçiu u shpreh se “aktualisht janë 208 stomatologë, të cilët punojnë në shkollat tona dhe janë afërisht 200 kabinete apo njësi dentare që ofrojnë diagnostk itë hershme dhe këshilla për shëndetin oral të fëmijëve. Vetëm 2 vitet e fundit janë investuar 40 kabinete të reja dentare.”
Ky program ofron kontroll periodik, që synon edukimin shëndetësor për ruajtjen dhe kujdesin e dhëmbëve, si dhe shërbime konkrete, si fluorizimi, pastrimi i gurëzave si dhe trajtimet urgjente apo mjekimet e patologjive të indeve të buta.

Ndërsa sa i përket Programit më të ri që do të zbatohet, Depistimit të Skoliozës, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu tha se “ka të bëjë pikërisht me depistimin, diagnoztikimin e hershëm të fëmijëve që kanë problematika me skoliozën, duke nisur nga mosha 6 vjeç deri në 14 vjeç. Nga këshillat e mjekëve nëse kapet herët edhe mundësitë për të rehabilituar dhe rikuperuar janë shumë të shpejta. Së bashku me programin “Save the children” jemi duke bashkëpunuar për të trajtuar 200 mësues fizkulture, të cilët do të kenë mundësi që nëpërmjet vlerësimeve që i bëjnë nxënësve të evidentojnë kush janë ata fëmijët që kanë nevojë për ndërhyrje më të specializuar pastaj tek mjek fizioterapie apo ortoped”.

“Ndërkohë ka dhe një faqe website të dedikuar për mënyrën e ushqyerjes së shëndetshme, për stilin e shëndetshëm të jetesës. Mësuesit e fizkulturës kanë një rol kyç në këtë pikë. Janë 200 mësues fizkulture që do trajnohen dhe do të kenë mundësi më pas të fillojnë vlerësimet e fëmijëve që është e domosdoshmëri për t’i kapur sa më herët, gjithë problematikat që mund të vijnë si pasojë e të qëndruarit jo mirë në bankë, çantës së shkollës që mbahet me një peshë të konsiderueshme”, tha Koçiu.

(ATSH)

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"