Gonxhja: 10% më shumë të regjistruar në arsimin profesional
Ministri Gonxhja mori pjesë sot në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për kursantët e Institutit Profesional ATC
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë sot në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për kursantët që kanë përfunduar kursin pranë Institutit Profesional ATC, në një prej qendrave më elitare dhe më të rëndësishme të formimit profesional në Ballkanin Perëndimor.
Gonxhja theksoi se rreth 17 mijë të rinj, ose 10% më shumë krahasuar me një vit më parë, janë aktualisht të regjistruar në arsimin profesional.
“Dhe secili prej tyre, e ka më të lehtë të punësohet se bashkëmoshatarët e tij me arsim të lartë apo të mesëm”, u shpreh ministri.
Duke iu drejtuar të rinjve, Gonxhja tha se “kryesorja e detyrimit tonë si shtet është që ju sapo të futeni në punën e parë të keni një situatë të formalizuar”.
“Të keni një situatë që t’ju presë me një rrogë dinitoze dhe të jetë Shqipëria alternativa e parë që ju duhet të keni”, tha ai.
(ATSH)
🎓 Në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për kursantët që kanë përfunduar kursin pranë Institutit Profesional ATC, në një prej qendrave më elitare dhe më të rëndësishme të formimit profesional në Ballkanin Perëndimor. 🙌Rreth 17 mijë të rinj, ose 10% më shumë krahasuar me një vit më parë, janë aktualisht të regjistruar në arsimin profesional. Dhe secili prej tyre, e ka më të lehtë të punësohet se bashkëmoshatarët e tij me arsim të lartë apo të mesëm.#MEKI #ATC #FormimProfesional #ArsimiMesëm #ArsimProfesional
Posted by Blendi Gonxhja on Tuesday, September 10, 2024