Gonzato në Tirana Connectivity Forum: Lidhshmëria, krijim i partneriteteve të qëndrueshme

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato mori pjesë sot në Tirana Connectivity Forum


Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato mori pjesë sot në Tirana Connectivity Forum ku ritheksoi mbështetjen e paprecedentë të Bashkimit Europian në këtë fushë, duke përfshirë 9 miliardë euro të mobilizuara përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve dhe 6 miliardë euro të caktuara për rajonin nëpërmjet Mekanizmit të Reformës dhe Rritjes.

Gonzato tha se “të dy këto instrumente financiare pasqyrojnë angazhimin tonë për të ndihmuar më tej reformat e lidhura me BE-në dhe ngushtimin e hendekut socio-ekonomik midis rajonit dhe BE-së”.

“Duke investuar në fusha kyçe si dixhitalizimi, energjia dhe transporti, ne jo vetëm që po përmirësojmë lidhshmërinë, por gjithashtu po hapim rrugën për një Evropë më të fortë dhe më të qëndrueshme”, theksoi Gonzato.

Ambasadori Gonzato u shpreh se “lidhshmëria është shumë më tepër se thjesht infrastrukturë; ka të bëjë me krijimin e partneriteteve të qëndrueshme të cilat mbështesin paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor”.

(ATSH)

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…