Szijjártó: Shqipëria e meriton plotësisht të nisë procesin e anëtarësimit në BE

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó deklaroi se “Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kërkesat


Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó deklaroi sot se “Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kërkesat që kanë të bëjnë me procesin e anëtarësimit dhe mendojmë se Shqipëria e meriton plotësisht të fillojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian”.

Në deklaratën e përbashkët për shtyp me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ministri Szijjártó tha se “për këtë arsye këtë vit Hungaria do të organizojë në Bruksel dy mbledhje të nivelit të lartë ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ku do të diskutohet për kapitujt dhe hapat sidomos sa i përket tre kapitujve të parë dhe cilët duhet të jenë qëllimet që duhet të arrihen nëpërmjet këtyre kapitujve lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.

“Çdo vonesë e tepërt është kundër të gjithë ne dhe BE-së dhe kjo gjë jo vetëm është në dëm të interesave tona të përbashkëta , por dëmton edhe kredibilitetin e BE-së lidhur me të gjithë anëtarët e saj. Për këtë arsye mendojmë se qëllimi ynë kryesor është hapja e tre kapitujev të parë sai përket anëtarësimit të Shqipërisë në BE”.

Përsa i përket presidencës tonë në Bashkimin Europian, theksoi Szijjártó, siç e dini shumë mirë fakti që Hungaria është në presidencën e radhës nuk është diçka që bën të lumtur të gjithë vendet anëtare të BE-së, pasi po përjetojmë disa situata ku Evropa vetë duhet të përballet me sfidat, për të cilat sa kemi kuptuar, nuk kanë gjetur akoma përgjigje, pasi nuk do të ishin më në këtë gjendje”.

“Kapaciteti komercial i Europës ka rënë kohët e fundit dhe Hungaria mendon se ilaçi më i mirë për këtë sëmundje që po përjeton Europa kohët e fundit është pikërisht zgjerimi duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Ministri Szijjártó tha se “Europa ka nevojë për energji të reja , për hov të ri, rinovim dhe këto janë gjëra që ne mendojmë se mund të vijnë vetëm nëpërmjet Ballkanit Perëndimor”.

Ne hungarezët, vijoi ai, jetojmë pranë Ballkanit Perëndimor , jemi fqinjët tuaj dhe sigurisht është edhe interesi ynë që paqja, zhvillimi dhe stabiliteti të jenë karakteristikë e Ballkanit Perëndimor.

“Mendojmë që zgjerimi i Ballkani i Perëndimor do të ishte mjeti i përkryer për ta arritur këtë qëllim, por sot nuk është diçka e ekzagjeruar të themi se BE ka më tepër nevojë për vendet e Ballkanit Perëndimor sesa anasjelltas. Për këtë arsye Hungaria është një nga mbështetësit më të flaktë të zgjerimit të BE-së dhe është pikërisht një nga qëllimet tona të kemi arritje në këtë fushë dhe të nisim procesin e zgjerimit”, nënvizoi Szijjártó.

Ministri Szijjártó vlerësoi edhe bashkëpunimin tregtar mes dy vendeve.

“Kemi pasur arritje gjigande sepse kemi tejkaluar rekordin e marrëdhënieve të tregtisë mes Shqipërisë dhe Hungarisë sa i përket vitit të kaluar edhe bashkëpunimit në fushat ekonomike”, tha ai.

(Marrë nga ATSH)

Integrimi në BE, Rama: Proces transformues, duhet të bëjmë detyrat për veten tonë

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke, Rama u ndal…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Integrimi në BE, Rama: Proces transformues, duhet të bëjmë detyrat për veten tonë

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke, Rama u ndal…