Hasani: Vizioni strategjik i Hungarisë për rajonin, i frytshëm për përshpejtimin e procesit integrues

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot në një takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó.


Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot në një takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó.

Në deklaratën e përbashkët për shtyp, Hasani vlerësoi se kjo vizitë vjen në më pak se 6 muaj pas vizitës së tij në Budapest.

Ministri theksoi kontributin e vyer të ministrit Szijjártó për zgjerimin dhe thellimin e prekshëm të marrëdhënieve tona gjatë këtyre viteve të fundit.

“Përfitova nga rasti ta uroj edhe njëherë për marrjen e kryesisë së BE-së për 6-mujorin e dytë të këtij viti. Punë të mbarë dhe suksese në realizimin e objektivave që presidenca hungareze e radhës ka përcaktuar si prioritetet e veta”, tha ai.

Hasani theksoi se “sot shkëmbyen mendime për bashkëpunimin në çdo fushë nga politika, në ekonomi, nga integrimi europian dhe bashkëpunimi në organizatat ndërkombëtare e shumë aspekte të tjera”.

“Vlerësuam faktin se bashkëpunimi politik mbetet në nivele të larta, i shprehur jo vetëm përmes dialogut të vazhdueshëm por edhe i konkretizuar me vizitat e kryera”, tha ministri Hasani.

“Ky bashkëpunim i shkëlqyer politik tashmë është përkthyer në një bashkëpunim ekonomik gjithnjë e më të frytshëm. Një dëshmi e qartë e intensifikimit të marrëdhënieve ekonomike ishte nënshkrimi, i para pak minutash, i Memorandumit të Mirëkuptimit mes Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Agjencisë Hungareze të Promovimit të Eksportit (HEPA). Aktualisht Hungaria është e pranishme në tregun shqiptar si kurrë më parë. Mjafton të përmend disa emra kompanish hungareze si OTP, WizzAir, 4iG etj, të cilat kanë gjetur një terren të volitshëm për aktivitetin e tyre. Dëshira dhe urimi im shkon edhe për kompanitë shqiptare që kanë shprehur ambicien për të operuar në tregun hungarez, ta kryejnë k, ta kryejnë këtë realizim të tyren”, tha Hasani.

Hasani vlerësoi se aktualisht Hungaria është e pranishme në tregun shqiptar si kurrë më parë. “Kompanitë hungareze kanë gjetur një terren të volitshëm për aktivitetin e tyre”, shtoi ai.

“Duke nisur nga kjo ecuri e mbarë, jemi të mendimit dhe inkurajojmë mbajtjen e sesionit të ardhshëm të Komisionit të Përbashkët Ekonomik, i cili mund të trajtojë dhe eksplorojë mundësi të reja bashkëpunimi në fusha me interes të ndërsjellë”, tha Hasani.

Kryediplomati i Shqipërisë, gjatë deklaratës së tij theksoi se një ndër temat qendrore të diskutimit me Ministrin Szijjarto ishte integrimi i Shqipërisë në BE.

“Ne i jemi shumë mirënjohës Hungarisë dhe Ministrit Szijjártó personalisht për mbështetjen e tyre. Hungaria ka qenë dhe mbetet vazhdimisht një avokate aktive e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, duke e konsideruar zgjerimin e BE-së në këtë pjesë të Europës Juglindore një objektiv strategjik të politikës së saj të jashtme. Fakti që Presidenca aktuale hungareze e Këshillit të Bashkimit Evropian e ka bërë integrimin e Ballkanit Perëndimor një nga prioritetet e saj thelbësore, është treguesi më i qartë i këtij angazhimi”, tha Hasani.

“Do të dëshironim që këtë vizion strategjik lidhur me rajonin dhe peshën gjeopolitike që është krijuar në kushtet komplekse që po kalon kontinenti ynë, ta bënin të tyren edhe disa prej vende të tjera anëtare të BE-së. Vetëm kësisoj afrimi i vendeve tona me Unionin do të fitonte ritmin e duhur dhe do të përparonte pa pengesa shpesh të panevojshme”, u shpreh ai.

“Në fokusin tonë natyrshëm zunë vend edhe situatat e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet në rajon. Dialogu, bashkëpunimi ekonomik, tregtar, arsimor e kulturor ndikojnë në pasjen e një rajoni në paqe dhe të orientuar nga mirëkuptimi dhe begatia për qytetarët e vendeve tona”, theksoi Hasani

Në fund, Hasani nënëvizoi se “jemi të angazhuar dhe do të bëjmë gjithçka për intensifikimin e bashkëpunimit në të mirë të dy vendeve e popujve tanë”.

Bashkëpunim dhe zhvillim me cilësi të lartë

Fjala e Xi Jinping në Samitin XVI të BRICS pasqyron dhe përmbledh filozofinë e së ardhmes.

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Bashkëpunim dhe zhvillim me cilësi të lartë

Fjala e Xi Jinping në Samitin XVI të BRICS pasqyron dhe përmbledh filozofinë e së ardhmes.