Begaj përkujton 11 shtatorin: Kujtesë për luftë ndaj terrorizmit
Presidenti Bajram Begaj përkujtoi sot ngjarjet tragjike të 11 shtatorit 2001 në SHBA
Presidenti Bajram Begaj përkujtoi sot ngjarjet tragjike të 11 shtatorit 2001 në SHBA, ndërsa u shpreh se “kjo ditë shërben gjithashtu si kujtesë për luftën e vazhdueshme kundër terrorizmit”.
“Njëzet e tre vjet më parë, bota u trondit nga sulmet e paimagjinueshme që morën jetën e mijëra njerëzve të pafajshëm në SHBA. Në këtë ditë, nderojmë viktimat por edhe forcën e qëndrueshmërinë e popullit amerikan”, u shpreh Presidenti.
Sipas tij, “kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur”. “Ai nuk njeh ngjyrë apo ideologji. Nuk duhet të harrojmë kurrë këtë”, u shpreh Presidenti. (ATSH)