Vengu: Studentë nga Shqipëria dhe Kosova, stërvitje në Zall Herr
80 studentë janë zhvendosur në Zall-Herr për zhvillimin e programit ekstrakurrikular në alpinizëm.
Studentët e vitit të dytë të Akademisë së Forcave të Armatosura e kanë nisur pak më herët vitin akademik.
Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu tha sot se “80 studentë janë zhvendosur në Zall-Herr për zhvillimin e programit ekstrakurrikular në alpinizëm, për të praktikuar teknikat të ndryshme të zbritjes nga kulla e famshme e alpinizmit në repartin Komando”.
Vengu bëri të ditur se “vlerë e shtuar janë edhe studentët nga Republika e Kosovës, me të cilën Shqipëria natyrisht e rrit përditë e më shumë bashkëpunimin edhe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”.
Çdo vit, tha Vengu, Akademia e Forcave të Armatosura ofron 10 kuota për studentët nga Kosova.
“Stërvitja në Republikën e Shqipërisë shënon një perspektivë të re për një ushtri që është anëtare e NATO-s. Grupi jonë do të stërvitet në alpinizëm. Falënderojmë akademinë ushtarake për mikpritjen, shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Fejzullahu, një student nga Kosova.
(ATSH)
Studentët e vitit të dytë të Akademisë së Forcave të Armatosura e kanë nisur pak më herët vitin akademik. 80 studentë janë zhvendosur në Zall-Herr për zhvillimin e programit ekstrakurrikular në alpinizëm, për të praktikuar teknikat të ndryshme të zbritjes nga kulla e famshme e alpinizmit në Regjimentin e Operacioneve Speciale.
Vlerë e shtuar janë edhe studentët nga Republika e Kosovës, me të cilën Shqipëria natyrisht e rrit përditë e më shumë bashkëpunimin edhe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.Çdo vit, Akademia e Forcave të Armatosura ofron 10 kuota për studentët nga Kosova.
#forcatearmatosura
#mbrojtja
#fsk
#KrahPërKrah🇦🇱🇽🇰Posted by Pirro Vengu on Thursday, September 12, 2024