Gonxhja: Fuqizim rolit të atasheteve kulturorë dhe ekonomikë
Ministri Për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja bëri të ditur në Kuvend prioritetet e MEKI
Ministri Për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja bëri të ditur se ndryshimet në buxhetin e vitit 2024 shkojnë për mbështetjen e shtresave sociale në nevojë, por edhe drejt projekteve prioritare.
Në fjalën e mbajtur në Kuvend, gjatë diskutimit të Aktit Normativ, Gonxhja tha se mbështetje kanë marrë edhe arti, inovacioni, strehimi social apo arsimi profesioal.
“Dukshëm shkon te shtresat në nevojë, por edhe te ato projekte prioritare që mund të kenë një realizueshmëri më të lartë në periudhën e mbetur të vitit. Investohet në aktivitetet kulturore për të pasuruar kalendarin e një viti rekord për nga turizmi por edhe jeta artistike”, tha Gonxhja.
Sipas tij, më shumë mbështetje do të shkojë për Qendrën e Inovacionit si dhe do të rriten fondet për Agjencinë e Investiemve AIDA për tërheqjen e investimeve të huaja.
Gonxhja po ashtu foli edhe për fuqizimin e rolit të atasheteve kulturor dhe ekonomik për këtë qëllim.
Mbështetja për arsimin profesional, vuri në dukje ai, do të rritet për përmirësimin e infrastrukturës shkollore.
“Kemi arritur rekord me një numër nxënësish prej 4400 nxënës, ose 10 % më tepër të regjistruar për herë të parë këtë vit”, deklaroi ai. (ATSH)