Zhvillohet në Tiranë forumi për politikën e jashtme të Kinës

Instituti Shqiptar për Studimet Ndërkombëtare zhvilloi të martën në Tiranë forumin për politikën e jashtme të Kinës.


Instituti Shqiptar për Studimet Ndërkombëtare zhvilloi të martën në Tiranë forumin për politikën e jashtme të Kinës.

Të ftuar në forum ishin dr. Zhao Chen, shefi i Departamentit të Diplomacisë Europiane në Institutin e Studimeve Europiane të Akademisë Kineze të Shkencave Sociale, dhe prof. Kong Tianping, akademik nga Instituti i Studimeve Europiane të Akademisë Kineze të Shkencave Sociale.

Akademikët kinezë prezantuan në forum arritjet e politikës së jashtme të Kinës, duke e vënë theksin në strategjinë gjeopolitike të vendit dhe te kontributi i Kinës për zgjidhjen paqësore të konflikteve ruso-ukrainase dhe izraelito-palestineze.

Akademikët kinezë prezantuan në forum arritjet e politikës së jashtme të Kinës, duke e vënë theksin në strategjinë gjeopolitike të vendit dhe te kontributi i Kinës për zgjidhjen paqësore të konflikteve ruso-ukrainase dhe izraelito-palestineze.


Forumi në Tiranë, për politiken e jashtme të Kinës (Foto Instituti Shqiptar për Studimet Ndërkombëtare)

Gjithashtu, ata sollën në vëmendje miqësinë tradicionale midis Shqipërisë dhe Kinës, duke shprehur interes për zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj europian.

Kryetari i Institutit Shqiptar për Studimet Ndërkombëtare, Albert Rakipi, theksoi në forum idenë e rritjes së bashkëpunimit mes këtij instituti dhe Akademisë Kineze të Shkencave Sociale.Ai nënvizoi në fjalën e tij rritjen e trafikut diplomatik midis Kinës dhe vendeve të BE-së, por dhe vende të tjera këtë vit, që tregon përpjekjet e vendit aziatik për të qenë faktor në politikën e jashtme globale.

Ndërsa Dr. Zhao Chen në fjalën e tij tha se në erën e re gjeopolitike të 35 viteve të fundit Kina nuk ka patur asnjë konflikt me fqinjët e saj dhe as me vende të tjera. Ai nënvizoi rolin e Kinës në ruajtjen dhe forcimin e paqes në nivel ndërkombëtar.

Prof. Kong Tianping bëri një analizë të zhvillimeve të fundit të konflikteve Rusi-Ukrainë dhe izraelito-palestinez, në fokusin e diplomacisë kineze. Ai vuri në dukje pakënaqësitë e disa vendeve europiane lidhur me pozicionin e Kinës ndaj luftës në Ukrainë dhe theksoi se Kina në këtë aspekt ka mbajtur një pozicion neutral, duke bërë përpjekje për arritjen e një dialogu dhe të paqes mes palëve në konflikt.

Ndër të tjera ai u ndal tek rëndësia e një bote multipolare dhe në këtë aspekt përmendi ecurinë e BRICS-it, si një shembull kontribues në modelin e multipolaritetit.

Pjesëmarrës në forum ishin ish-ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Arta Dade dhe Arjan Starova, ish-ministri Genc Pollo, drejtori i Instituti Shqiptar të Medies, Remzi Lani, përfaqësues të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë, politikanë dhe diplomatë shqiptarë. Në bashkëbisedim me akademikët kinezë në Forum, ata diskutuan rreth integrimit europian të Ballkanit Perëndimor dhe pozicionit të Kinës ndaj këtij procesi, bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kinës, si dhe shkëmbimeve midis BE-së dhe Kinës.


Forumi në Tiranë, për politiken e jashtme të Kinës (Foto Instituti Shqiptar për Studimet Ndërkombëtare)

Diplomacia kineze, zhvillimet ndërkombëtare dhe rajonale ishin në qendër të bashkëbisedimit mes akademikëve kinezë dhe pjesëmarrësve në forum.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…