Jole: Nisin takimet për hapjen e Liceut Francez të Korçës

Prefekti Nertil Jole priti ambasadoren e Francës në vendin tonë, Catherine Suard


Në mjediset e Prefekturës Korçë u zhvillua takimi i parë i Komitetit Pilotues për bashkëpunim mes institucioneve qendrore e vendore për të punuar lidhur me projektin e çeljes së Liceut Francez të Korçës.

Prefekti Nertil Jole priti ambasadoren e Francës në vendin tonë, Catherine Suard, shoqëruar nga Pierre Raynaud, Këshilltarin për Bashkëpunimin dhe Kulturën në Ambasadën Franceze në Shqipëri si dhe ekspertin e qeverisë franceze, Jérôme Lebars, që tashmë është i atashuar në institucionin e Prefekturës Korçë.

Për realizimin e detyrës së ngarkuar nga kryeministri Rama, institucioni i prefektit do të mbështesë ekspertin francez dhe do asistojë nga afër procesin, si edhe do të sigurojë ndihmën dhe bashkëpunimin e institucioneve në nivel qëndror dhe vendor.

Prefekti Jole u shpreh se, ky projekt është vazhdë e traditës së miqësisë më të mirë mes dy vendeve tona dhe do të zgjerojë hapësirën për një perspektivë të re për shumë të rinj të qarkut të Korçës e më gjerë, të cilët në të ardhmen mund të zgjedhin këtë shkollë për arsimin e tyre të mesëm, duke i krijuar vetes mundësinë edhe për studime universitare në Francë.

Në këtë takim morën pjesë të gjithë anëtarët e tjerë të këtij komiteti, si përfaqësuesja nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Zamira Gjini, kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, kryetari i Këshillit të Qarkut, Erjon Nexhipi, drejtoresha e DRAP, Vinjola Rota, drejtuesit e Aleancës Franceze e shumë të tjerë.

(ATSH)

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.