Hasani: Libra shkollorë për 20 mijë nxënës në diasporën shqiptare
Me kujdesin e veçantë të Kryeministrit Edi Rama, u hap programi “Mësues për Greqinë”, me synimin për t’u shtrirë edhe në vende të tjera, ku jeton diaspora.
Rreth 14 mijë libra shkollorë i janë shpërndarë nxënësve në diasporën shqiptare, ku numërohen rreth 20 mijë nxënës që frekuentojnë kurset e gjuhës shqipe në të gjithë botën, e të cilët mund të zgjedhin të përdorin edhe tekstin digjital krahas atij fizik.
Lajmi u bë i ditur nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili shprehu mirënjohje dhe falënderim për 719 mësuesit që japin mësim në këto kurse.
Në maj të këtij viti, me kujdesin e veçantë të Kryeministrit Edi Rama, u hap programi “Mësues për Greqinë”, me synimin për t’u shtrirë edhe në vende të tjera, ku jeton diaspora.
“Me propozimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, po ndiqen hapat ligjorë për rregullimin e procesit mësimor dhe përzgjedhjen e arsimtarëve në diasporë, në zbatim të marrëveshjeve dypalëshe ndërkombëtare dhe në përputhje me legjislacionin e vendit pritës të diasporës shqiptare”, tha Hasani. (ATSH)
📚 Rreth 14 mijë libra shkollorë
i janë shpërndarë nxënësve në diasporën shqiptare 🇦🇱, ku numërohen rreth 20 mijë nxënës që frekuentojnë kurset e gjuhës shqipe në të gjithë botën, e të cilët mund të zgjedhin të përdorin edhe tekstin digjital krahas atij fizik.🤝 Mirënjohje dhe falenderim për 719 mësuesit që japin mësim në këto kurse.
Në maj të këtij viti, me kujdesin e veçantë të Kryeministrit Edi Rama, u hap programi “Mësues për Greqinë”, me synimin për t’u shtrirë edhe në vende të tjera, ku jeton diaspora.
✅ Me propozimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, po ndiqen hapat ligjorë për rregullimin e procesit mësimor dhe përzgjedhjen e arsimtarëve në diasporë, në zbatim të marrëveshjeve dypalëshe ndërkombëtare dhe në përputhje me legjislacionin e vendit pritës të diasporës shqiptare.
#GjuhaShqipe🇦🇱
Posted by Igli Hasani on Thursday, September 12, 2024