Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, SHBA: Fokusi tek Inteligjenca artificiale në qeverisje
Fokusi i këtij viti është roli i inteligjencës artificiale në qeverisje.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, njoftoi përmes rrjeteve sociale se sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë.
Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA në Tiranë, kjo ditë nënvizon rëndësinë e mbrojtjes së fjalës së lirë, lirive civile dhe të drejtave të njeriut, veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore në mbarë botën.
“Fokusi i këtij viti është roli i inteligjencës artificiale në qeverisje. Ndërsa IA mund të rrisë pjesëmarrjen dhe barazinë, ajo gjithashtu paraqet rreziqe si dezinformimi dhe gjuha e urrejtjes. Qeverisja efektive e IA është thelbësore për të siguruar përfitimet e saj për të gjithë”, shkruan Ambasada e SHBA në Tiranë.
Ambasada thekson nevojën për të vazhduar përpjekjet drejt një bote më gjithëpërfshirëse dhe më të drejtë.
(ATSH)