Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, Balla: Për herë të parë diaspora shqiptare do të votojë nga vendi ku jeton dhe punon
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, rikujtoi se në zgjedhjet e ardhshme, për herë të parë, diaspora shqiptare do të ketë mundësinë të votojë nga vendi ku jeton dhe punon.

Në një reagim në rrjetet sociale, Balla thekson se, “për herë të parë në pranverën e ardhshme shqiptarët jashtë kufinjve do të mund të votojnë nga vendi ku jetojnë dhe ku punojnë, falë vulosjes së kësaj të drejte në Kodin Zgjedhor të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë pak javë më pare”.
Bashkangjitur postimin, Balla ka ndarë dhe një citim nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph R. Biden Jr. “Demokracia nuk ndodh rastësisht. Ne duhet ta mbrojmë, të luftojmë për të, ta forcojmë dhe ta rinvojmë atë.” (ATSH)