Spiropali: Shqipëria u rreshtua në të njëjtin front antifashist me SHBA e Britaninë e Madhe

Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Akademinë e Studimeve Shqiptare organizoi sot sesionin shkencor “Antifashizmi shqiptar si vlerë mbarëshoqërore”.


Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Akademinë e Studimeve Shqiptare organizoi sot sesionin shkencor “Antifashizmi shqiptar si vlerë mbarëshoqërore”.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në fjalën e saj theksoi rëndësinë e Konferencës së Pezës.

“Më 16 shtator 1942 përfaqësuesit e të gjitha forcave politike në vend, u mblodhën në Pezë dhe përpunuan platformën e përbashkët të luftës kundër pushtuesit fashist për çlirimin kombëtar. Shumica e prindërve ose gjyshërve tanë sot kanë qenë fëmijë në atë kohë të trazuar për historinë e gjithë botës, ku e gjitha ishte përfshirë në një betejë për jetë a vdekje, nga murtaja nazifashiste e cila kërcënonte me shfarosje lirinë e individit dhe sistemin që kishte individin dhe të drejtat e tij në qendër”, u shpreh Spiropali.

Sipas saj, Shqipëria ishte viktima e parë e luftës së dytë botërore.

“E para nisi në Ballkan, E dyta të shtënat e para i pati në Ballkan, në prillin e 1939-ës ku Shqipëria e vogël u bë viktima e parë e dramës së përbotshme. Prindërit e gjyshërit tanë nuk e kanë pasur të vështirë të tregonjnë se çfarë ndodhi. Fëmijët tanë, brezi i internetit, i demokracisë dhe lirisë, por edhe vetmisë së individit do ta kenë më të vështirë ta kuptojnë nëse sërish një betejë e egër nuk do të zhvillohej sot, në skaj të Europës, ku fazhimi i ri i një autokrati po kërcënon me zjarr, raketa e tanke në tokë sovranitetin e fqinjit të tij. Për këtë rast fëmijët tanë, nesër do të thonë se brezi ynë njëlloj se prindërit tanë e etërit e tyre dje, ka bërë zgjedhjen e duhur. Se Shqipëria më e madhe dhe e fortë se dje është rreshtuar në anën e duhur të historisë duke zgjedhur dritën para errësirës, të drejtën para forcës së egër, të drejtën dhe sakrificën për liri, bazuar mbi vlerat më të mira të njerëzimit”, shtoi ajo.

Në pragun e Luftës së II-të botërore, vijoi Spiropali, ka pasur shumë dilema, 2 rryma 2 mendësi që nuk përjashtonin asnjëra dashurinë për atdheun.

“Patriot të ri e nacionalist të vjetër pavarësisht të ndarë në ide, gjetën forcën të bëhen bashkë, siç instikti i mbijetësës së shqiptarit i ka bërë bashkë shqiptarët kundër kërcënimit. Peza si simbol dhe simboli i Pezës, ishte fronti i parë që i rreshtoi në krah shqiptarët e ndershëm e patriot”, tha ajo.

Sipas kryeparlamentares, ishte leksioni i madh që ju dha historisë e që historia vazhdon të japë edhe sot që të bashkuar me njerë-tjetrin, pavarësisht bindjes, ideve e fesë, ne shqiptarët të bashkuar mund të jemi të suksesshëm.

Ajo shprehu mirënjohje sumblime për atë akt të jashtëzakonshëm për ata burra e gra, që ndanë atë diademë krenarie për të djeshmen e të sotmen dhe të nesërmen e e përbashkët.

“Shqipëria u rreshtua kështu në të njëjtin front antifashist si pjesa më përparimtare e kohës, ashtu siç përcaktonte edhe Karta e Atlantikut të gushit 1941, në të cilën SHBA dhe Britania e Madhe, Presidenti Rusvelt dhe kryeministri Churchill konfirmuan solidaritetin kundër agresorëve nazhifashistë dhe shpallën vizionin e tyre për një botë me zhvillim, mirëqenie e paqe, pa luftra e pa armë, me siguri kolektive dhe të drejtën e shenjtë të popujve për vetvendosje”, u shpreh Spiropali.

Kjo busull e ndërgjejgës morale të njerëzimit, tha Spiropali, ishte frymëzimi i aleancës së tre fuqive antifashiste të kohës SHBA, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit sovjetik

“Kjo është busulla që shpjegon se kush bëri mirë e kush bëri keq, kush u soll drejtë e kush gaboi në ato kohë të vështira e tragjike. Lufta e shqiptarëve, ashtu si dhe lufta e përbotshme kundër fashizmit ishte një luftë e ashpër me kosto të pallogaritshme edhe për kombet e vogla si Shqipëria”, u shpreh ajo.

Sipas saj, përqafimi i antifashizmit si një vlerë mbarëshoqëre u bë një fakt mbarëpopullor.

(ATSH)

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…