Malaj pret ambasadorin Gonzato: BE, partneri kryesor strategjik
Ministri i Financave, Petrit Malaj priti në një takim ambasadorin e BE-së, në Tiranë, Silvio Gonzato
Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se Bashkimi Europian është partneri kryesor strategjik i Shqipërisë dhe mbështetësi kyç i reformave gjithëpërfshirëse.
Ministri priti në një takim ambasadorin e BE-së, në Tiranë, Silvio Gonzato me të cilin ndau agazhimin e Ministrisë së Financave sa i takon procesit të integrimit.
“Menaxhimi financiar transparent dhe i përgjegjshëm mbetet thelbësor për të siguruar shërbime publike sa më cilësore për qytetarët dhe për një rritje ekonomike të qëndrueshme”, tha ai.
(ATSH)