Hyland takon Dumanin: Mbështetje e plotë e SHBA për SPAK dhe institucionet e pavarura

Colleen Hyland, Drejtuese e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, u takua me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.


Gjatë vizitës së saj sot në Tiranë, Colleen Hyland, Drejtuese e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, u takua me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.

Hyland përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë.

Hyland vuri theksin në rolin kyç të reformës në drejtësi në përparimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave të saj euroatlantike, njoftoi ambasada e SHBA në Tiranë.

Gjatë ditës së sotme, Hyland mori pjesë në konferencën rajonale ‘Balkanomics’, që kishte në fokus investimet e huaja, ku vlerësoi përparimin e Shqipërisë në drejtim të qasjes ndaj korrupsionit. Hyland tha se ky përparim është falë edhe SPAK që, sipas saj, është një organizatë e cila ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe nga ajo që kam parë gjithashtu nga sondazhet ka fituar respektin e qytetarëve të vendit.

(ATSH)

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.