Denaj-Živković: Projekte të përbashkëta për fuqizimin e grave dhe të rinjve në agrobiznes
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi sot një takim me Ivana Živković, ndihmëssekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi sot një takim me Ivana Živković, ndihmëssekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Denaj bëri të ditur se temë e takimit ishin projektet e përbashkëta që synojnë fuqizimin e grave dhe të rinjve në agrobiznes.
“Ivana shprehu angazhimin e UNDP në përmbushjen e standardeve të BE-së për sektorin bujqësor”, tha ministrja Denaj.
Sipas saj, “bashkëpunimi me UNDP-së do të vijojë me projekte të reja që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë”.
(ATSH)