“Ballkan Barometri 2024”, Bregu: Shqiptarët mbështesin fuqishëm integrimin

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, tha sot se shqiptarët mbështesin fuqishëm procesin e integrimit në Bashkimin Europian.


Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, tha sot se shqiptarët mbështesin fuqishëm procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) prezantoi sot në Tiranë edicionin e 10-të të Ballkan Barometrit, sondazhi më i madh i opinionit publik dhe i biznesit në rajon.

“Shqipëria dhe Kosova diku me 79 % dhe 77% mbështesin procesin e integrimit. Shqipëria dhe Kosova pavarësisht rënies, sërish dëshirojnë integrimin”, deklaroi Bregu.

Bregu shtoi se televizioni mbetet burimi më i besueshëm i informacionit në vend. Ajo theksoi se ka një rritje te interesit te të rinjtë sa u takon çështjeve kryesore të demokracisë dhe kjo, sipas saj, mund t’i atribuohet si shpjegim edhe lajmeve në medie.

“Vazhdojnë të mbeten televizionet si burimi më i besueshëm i informacionit. Ka një shqetësim në rritje se përmes medies sociale po përhapet edhe lajmi i rremë. Ka një rritje të ndërgjegjësimit sa i takon çështjeve kryesore të demokracisë. Kjo mund t’ i atribuohet edhe prej lajmeve që ju jepni çdo ditë”, deklaroi Bregu.

Barometri flet edhe për nivel të ulët të besimit te partitë politike. “Partitë politike vijojnë me 74 % të jenë më të pabesuarat. Pas partive politike, është Parlamenti dhe pas tij qeveria”, tha ajo.

Qytetarët e rajonit sipas sondazhit, këtë vit evidentojnë çmimet e larta si shqetësimi kryesor. Gjithsesi shqiptarët mbeten optimist për të ardhmen, me 38 për qind që presin përmirësim të situatës së tyre financiare dhe vetëm 14, përkeqësim.

“Në një notë pozitive, besimi tek bashkëpunimin rajonal është në rritje. Këtë vit, një rekord prej 82% e qytetarëve shprehën mbështetjen e tyre për të – rezultati më i lartë që nga fillimi i Barometrit të Ballkanit në 2015. Kjo thekson se bashkëpunimi rajonal ka vlerë të vetën, në vend që të vështrohet në kontekstin e integrimit evropian, si ka ndodhur vitet e kaluara. Megjithatë, politika nacionaliste vazhdon të shihet si pengesë e madhe për bashkëpunimin rajonal. Ndërsa besimi dhe optimizmi në rajon mbeten të kujdesshëm, ka shenja përmirësimi në mënyrën se si njerëzit perceptojnë këto çështje, pasi opinioni publik evoluon aq shpejt sa guximi politik lejon,” përfundoi Bregu.

Ky sondazh vjetor është kryer me gjashtë mijë njerëz dhe 1200 biznese nga i gjithë Ballkani Perëndimor, duke dhënë një pasqyrë të opinioneve të tyre mbi bashkëpunimin rajonal, integrimin në BE, besimin tek institucionet publike dhe mediat, shqetësimet e tyre më të mëdha, punësimin, ndryshimet klimatike, sigurinë, jetën dixhitale, transportin, sundimin e ligjit, udhëtimin, etj. Që prej fillimit në 2015-ën, anketa ka biseduar me mbi 65,000 qytetarë dhe afro 13,500 biznese duke pasqyruar opinionet e tyre.

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Rama: Proces transformues, duhet të bëjmë detyrat për veten tonë

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke, Rama u ndal…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Integrimi në BE, Rama: Proces transformues, duhet të bëjmë detyrat për veten tonë

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke, Rama u ndal…