Takimi ndërkombëtar “MED24”, promovim i dialogut ndërfetar

Shqipëria si vend i njohur për harmoninë fetare dhe bashkëjetesën paqësore mes feve të ndryshme, është zgjedhur për të pritur këtë event historik, duke ofruar një model unik për bashkëpunim dhe mirëkuptim ndërkulturor.


ër herë të parë në Shqipëri, po zhvillohet takimi ndërkombëtar MED24 në Tiranë, një ngjarje e madhe që sjell së bashku të rinj dhe peshkopë nga mbi 25 vende të Mesdheut dhe Detit të Zi.

Ky aktivitet i cili ka nisur sot dhe do të zgjasë 1 javë synon të promovojë dialogun ndërfetar, paqen dhe solidaritetin në një rajon të përballur me sfida të mëdha sociale dhe politike.

Shqipëria si vend i njohur për harmoninë fetare dhe bashkëjetesën paqësore mes feve të ndryshme, është zgjedhur për të pritur këtë event historik, duke ofruar një model unik për bashkëpunim dhe mirëkuptim ndërkulturor.

Imzot Arjan Dodaj, në fjalën e tij shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për këtë nismë ndërkombëtare të rëndësishme si dhe për vlerat e mikpritjes së Shqipërisë.

“Jemi shumë të lumtur që Tirana në këto ditë është kryeqyteti i të rinjve të Mesdheut. Qyteti ynë është një qytet i ri, i themeluar vetëm 100 vjet më parë, por veçanërisht në këto 30 vitet e fundit ka në vetvete një shpërthim në shpirtin e vet komzmopolit, të aftë për të shprehur me gjallërinë e vet mikpritjen për rininë dhe ndërmarrjen e shpirtit që gjithmonë e karakterizon në vetvete edhe Mesdheun. Në rrugët e ndryshme, bulevardet e Tiranës, është normale të takosh fytyra, të shohësh targa, të dëgjosh gjuhë prej çdo ane. Në veçorinë e vet ky qytet ka qenë i aftë t’i ofrojë një gjuhë shumë formëshe, për pluralitetin e personave dhe kulturave që këtu takohen deri në pikën që në këtë kohë është bërë pikë referuese dhe në Ballkan për të realizuar atë që thotë Papa Françesku, që nga periferia kuptohet më mirë edhe qendra”, tha ai.

Imzot Arjan Dodaj u ndal dhe në misionin kryesor të këtij takimi të 50 të rinjve në vendin tonë.

“Shtegtarë të shpresës, ndërtues të paqes”, kjo është tema që do të na shoqërojë në këto ditë. Takimi zhvillohet pak muaj nga hapja solemne e Jubileut, nga ku takimi ynë merr edhe frymëzimin e parë: ‘shtegtarë të shpresës’. Është në këtë ecje që futet edhe përvoja e këtyre ditëve: të ndërtojmë së bashku paqen. Të dashur të rinj, dëshira jonë është që të mund të shijojmë Shqipërinë si vend i një laboratori paqeje që dallohet për veçorinë e saj veçanërisht në përvojën ndërfetare”, tha Imzot Dodaj.

Takimi i “MED24”, ka për qëllim të nxisë dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet të rinjve dhe ipeshkvijve nga rajoni i Mesdheut për të adresuar sfidat dhe mundësitë e përbashkëta ne krijimin një kulture solidare, që promovon paqe dhe shpresë.

Të rinjtë e “MED24”, vijnë nga vende te ndryshme si: Maroku, Algjeria, Tunizia, Egjipti, disa vende të Lindjes së Mesme, Turqia, Armenia, Gjeorgjia, Rumania, Greqia, Kroacia, Kosova, Malta, Franca, Italia, Spanja dhe Shqipëria. Ata i përkasin besimeve të ndryshme fetare.

Me mbështetjen e Papa Françeskut, ky takim synon të ndërtojë ura të reja dialogu dhe solidariteti ndërmjet popujve të rajonit.

Gjatë këtij eventi, pjesëmarrësit do të përfshihen në sesione pune, diskutime dhe vizita kulturore, duke eksploruar trashëgiminë historike dhe shpirtërore të Shqipërisë.

Aktivitetet përfshijnë vizita në qytetin historik të Shkodrës, takime me liderë fetarë dhe politikë, si dhe një program të pasur shpirtëror e kulturor që përçon mesazhin e paqes dhe harmonisë. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Rama: Proces transformues, duhet të bëjmë detyrat për veten tonë

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke, Rama u ndal…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Integrimi në BE, Rama: Proces transformues, duhet të bëjmë detyrat për veten tonë

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke, Rama u ndal…