Gonxhja: 499 objekte kulturore të restauruara nga buxheti i shtetit

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte sot në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte sot në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në një seancë dëgjimore mbi situatën e siteve të trashëgimisë Kulturore në vend.

Në këtë seancë dëgjimore, fillimisht ministri Gonxhja iu përgjigj deputetit të opozitës, Agron Gjekmarkaj dhe vërejtjeve të tij lidhur me homazhet ndaj shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare. Gonxhja tha se, gjithçka sa i përket ceremonisë mortore, u koordinua me familjen, në masën dhe diskrecionin e miratuar nga familja e tij. “Protokolli i shtetit ka marrë përsipër praktikën që zhvillohet në këto raste dhe se të vetmit që do mund të kritikonin duhet të ishin familjarët”, tha Gonxhja.

Me tutje ministri u shpreh se Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka luajtur një rol kyç në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Sipas tij, “për periudhën janar-gusht 2024, sitet kulturore kanë mikpritur 875 315 vizitorë, mbi 36% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023”.

Ministri Gonxhja tha se kemi të bëjmë jo vetëm me shtimin e turistëve në vend por edhe me një punë të mirë të administrimit të këtyre siteve.

“Disa nga arritjet kryesore të trashëgimisë kulturore janë: Ruajtja e restaurimi i objekteve të trashëgimisë kulturore, gjithsej 499 objekte të restauruara nga buxheti i shtetit dhe në bashkëpunim me donatorë për periudhën 2019-2024. Investime në infrastrukturën kulturore me financim nga buxheti i shtetit, si përshembull: projekti i “Shtëpisë së Arbëreshëve”, restaurimi dhe muzealizimi i “Banesës së Toptanëve”, ish Burgu i Spaçit e të tjera objekte që lidhen me kujtesën”.

Ministri përmendi faktin se, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka pasur një mbështetje të fortë nga BE, me projekte si rehabilitimi i Amfiteatrit të Durrësit, Ura e Matit, Restaurimi i Kishës së Kozarës e shumë të tjera.

“Është një përmasë e jashtëzakonshme investimesh”, u shpreh ministri.

Nga buxheti i Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe IKTK-së këtë vit janë investuar rreth 3,7 milionë lekë. Ministri Gonxhja përmendi dhe programin “EU4Culture”, i cili ka rezultuar i suksesshëm, edhe pse është një financim i huaj prej 40 mln Euro, por ka pasur bashkëpunimin e të gjitha strukturave të MEKI-t. Gjithashtu përmendi edhe fondin e AADF prej 54 mln Dollarësh, në 18 projekte, fondin e FSHZH në 46 projekte në vitet 2022-2024, me 130 mln Euro të investuara etj.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, tha se do punohet për qendrën historike të Durrësit, brenda mureve të qytetit antik, për ta bërë një tjetër krenari, e bizhu të qyteteve tona historike siç ka ndodhur me Gjirokastrën e Beratin. Gjithashtu do të punohet edhe me Kalanë e Gjirokastrës për t’a kthyer në atraksion 365-ditor.

(ATSH)

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…