Iniciativa SHBA–Karta e Adriatikut, Vengu: Kosova duhet të jetë në këtë tavolinë

Konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës së Kartës së Adriatikut (SHBA-A5),.


Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, deklaroi se, “Shqipëria do vijojë të jetë një avokate e palëkundur e bashkëpunimit rajonal për mbrojtjen e sigurisë”.

I pranishëm në konferencën e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës së Kartës së Adriatikut (SHBA-A5), që po mbahet në Tiranë, Vengu tha se, “ky takim simbolizon përkushtimin e vendeve tona për sigurinë kolektive, bashkëpunimin e mbrojtjes dhe stabilitetin rajonal”.

“Prej vitit 2003, kur Karta u ngjiz këtu në Tiranë, së bashku, kemi ndjekur një vizion strategjik, duke kuptuar se siguria nuk njeh kufij. Sot, ne jo vetëm që reflektojmë mbi arritjet e deritanishme, por gjithashtu njohim sfidat e reja që kërkojnë përgjigjen tonë të përbashkët”, u shpreh ministri.

Vengu gjatë fjalës së tij, vuri në dukje se, sot situata gjeopolitike ka ndryshuar ndaj dhe angazhimi i ndërveprimit kërkon rritjen e kapacitetet tona të mbrojtjes.

“Peizazhi gjeopolitik po ndryshon dhe kërcënimet konvencionale, siç po tregon agresioni brutal i Federatës Ruse në Ukrainë, por dhe ato jo-konvencionale e hibride, si kibernetike, terrorizmi dhe krimi trans-nacional, vazhdojnë të evoluojnë. Prandaj, duke forcuar ndërveprimin tonë, ne rrisim kapacitetet tona të mbrojtjes, duke bërë që vendet tona të mund t’i përgjigjen me shpejtësi dhe efektivitet çdo kërcënimi”, tha ai.

Vengu thekoi se, vendet tona udhëhiqen nga një qëllim i përbashkët, për të garantuar paqen dhe sigurinë për qytetarët tanë.

Ai shprehu angazhimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura për të qenë kryeqendra e dialogut dhe bashkëpunimit rajonal, pasi siç tha ai, “këtë vit, kryesojmë iniciativën SHBA-Karta e Adriatikut, ku organizuam në qershor takimin e Balkan ChoD-s, dhe në muajin nëntor do të mirëpresim në Tiranë ministerialin e SEDM-it”.

Gjatë fjalës së tij, Vengu nënvizoi se, “fokusi i jonë është promovimi i fqinjësisë së mirë, pranimit të njërit tjetrit, integrimi i plotë Euro-Atlantik dhe forcimi i bashkëpunimit dhe zhvillimit rajonal”.

Vengu tha po ashtu se “Nuk duhet të lejojmë që të biem pre e interesave dhe ndërhyrjeve dashakeqëse të Rusisë, Kinës dhe Iranit, të cilat përbëjnë një triadë mjaft shqetësuese, dhe për ne si Shqipëri, ato nuk duhet të kenë vend në të tashmen dhe të nesërmen e rajonit tonë”.

“Shqipëria do vijojë të jetë një avokate e palëkundur e bashkëpunimit rajonal. Karta e Adriatikut qëndron në ballë me tregues të prekshëm, si pjesëmarrja e vendeve tona në Afganistan para shumë viteve, apo trajnime e stërvitje të përbashkëta, siç është seria e stërvitjeve “Defender Europe”, rishtazi. Ndërkohë, që po përgatisim dislokimin e një ekipi trajnues të disa vende të A5 në misionin e NATO-s në Irak (nëntor 2024), në kuadër të Programit për Zhvillimin e Edukimit në Fushën e Mbrojtjes së institucioneve të sigurisë së Irakut, duhet gjithashtu që Karta të qëndrojë besnike e parimeve themelore të saj, përfshirë “Politikën e Dyerve të Hapura”. Në këtë kuptim, më lejoni të them, që vendi i Kosovës duhet të jetë këtu, në këtë tavolinë”, tha ministri.

Vengu deklaroi se, “NATO dhe BE qëndrojnë si forca të pakrahasueshme dhe shumëfishuese për të ardhmen e rajonit, ndërsa SHBA-të “ylli polar”, pa të cilin, ky rajon, nuk do ishte ky që është sot. Roli i pazëvendësueshëm dhe kontributi i padiskutueshëm i Shteteve të Bashkuara kanë bërë që kjo iniciativë të jetë një nga më të spikaturat si dhe të jetë në vëmendjen dhe agjendën e politikës së jashtme dhe sigurisë së vendeve tona”.

Ai vlerësoi konferencën shumë të rëndësishme si një pohim i partneritetit dhe përkushtimit tonë për të qëndruar së bashku përballë vështirësive dhe siguruar një botë më të sigurt për brezat që do të vijnë.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…