Efektivët e FA-së, stërvitje të përbashkët me trupat britanike në Pashaliman
Forcat e Armatosura do të zhvillojnë për gati dy javë stërvitjen e përbashkët detare bregdetare “Austere Wolf-24” me kolegët e tyre të Britanisë së Madhe, në Pashaliman në kuadër të “Corridor VIII Response”.

Ministria e Mbrojtjes bëri sot të ditur se kjo stërvitje parashikohet të zgjasë deri më 7 tetor 2024. Në të njëjtën periudhë, pala britanike, përpos zhvillimit të stërvitjes “Austere Wolf 24” parashikon të zbarkojë në vendin tonë edhe trupat e NATO “Strategic Reserve Force” (SRF), të cilat do të vijojnë kalimin në itinerarin e Korridorit VIII, Shqipëri (Durrës ose Vlorë) – Maqedoni e Veriut – Kosovë – Shqipëri.
Stërvitja “Austere Wolf-24”, e planëzuar nga pala britanike, ka për qëllim zbarkimin e trupave dhe mjeteve lundruese në kushte të vështira bregdetare në bashkëpunim me vendin pritës. Qëllimi i kësaj stërvitje është promovimi i ndërveprueshmërisë midis vendeve anëtare të NATO-s.
Në këtë stërvitje Forcat tona të Armatosura do të angazhojnë anije patrulluese dhe zhytësit e Forcës Detare, trupa të Forcës Tokësore e deri te suporti me helikopter nga Forca Ajrore.
(ATSH)