Lançohet ‘Circular City Labs Shkodra’, përshpejtim i inovacioneve lokale në menaxhimin e mbetjeve

Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim, në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Shqipëri mbështet Bashkinë e Shkodrës në misionin e saj për t’u bërë një qytet më i pastër.


Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim, në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Shqipëri mbështet Bashkinë e Shkodrës në misionin e saj për t’u bërë një qytet më i pastër, më i gjelbër dhe më i qëndrueshëm, njoftoi sot ambasada gjermane në Tiranë.

Të martën dhe të mërkurën, ‘Circular City Labs Shkodra’ u lançua zyrtarisht si pjesë e projektit GIZ Albania „EU4 Circular Economy and Livable Cities“, i krijuar për të përshpejtuar inovacionet lokale në parandalimin dhe menaxhimin e mbetjeve.

“Mezi presim të mobilizojmë potencialin inovativ të qytetit dhe të rinjve të qytetit, veçanërisht në fushat e mbetjeve organike, tekstile dhe paketimit. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për inovatorët lokalë që të marrin pjesë në një hackathon dhe një program të përshpejtuar dhe të testojnë zgjidhjet e tyre të Ekonomisë Qarkore në zonën e Shkodrës” – tha Iven Schad, shefi i Bashkëpunimit Gjerman në Shqipëri.

Nënkryetari i bashkisë së Shkodrës, Rudin Beka, theksoi rëndësinë e financimeve me grant për bizneset lokale dhe start-upet për të sjellë në jetë këto ide inovative, duke e çuar Shkodrën drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme.

(ATSH)

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!