Qeveria gjermane, mbështetje procesit të integrimit të Shqipërisë në BE

Në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë u zhvillua një takim pune midis Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe Komisionit për Punën dhe Çështjet Sociale të Bundestagut të Republikës Federale të Gjermanisë.

Në këtë takim morën pjesë anëtarë dhe drejtues të të dy komisioneve respektive.

Kryetarja e Komisionit, Zheni Gjergji, falënderoi kolegët për vizitën e tyre, dhe shprehu mirënjohjen për të gjithë bashkëpunimin e frytshëm që dy vendet kanë ndërmjet tyre.

Zëvendëskryetarja e Komisionit, Klodiana Spahiu, vuri theksin në vijimin e bashkëpunimit midis vendeve mike dhe kërkoi mbështetjen e qeverisë gjermane në mbështetje të procesit të Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë takimit, pala gjermane veçanërisht kryetari i Komisionit, Rutzel, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të thellë midis dy komisioneve për vijimin e miratimit të reformave në çështjet sociale dhe të migracionit si një shans për t’i dhënë Shqipërisë një mundësi të shpejtë për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Ekspozita “Një borsë plot me telekarta”, të pathënat e emigracionit shqiptar në Greqi

Ne emër të Ambasadës së RSH-së në Athinë mori pjesë Joneda Dodaj, Diplomate e ngarkuar me Çështjet e Diasporës

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ekspozita “Një borsë plot me telekarta”, të pathënat e emigracionit shqiptar në Greqi

Ne emër të Ambasadës së RSH-së në Athinë mori pjesë Joneda Dodaj, Diplomate e ngarkuar me Çështjet e Diasporës