Ekspozita “Një borsë plot me telekarta”, të pathënat e emigracionit shqiptar në Greqi

Ne emër të Ambasadës së RSH-së në Athinë mori pjesë Joneda Dodaj, Diplomate e ngarkuar me Çështjet e Diasporës


Ambasada e Shqipërisë në Greqi bëri të ditur hapjen e ekspozitës “Një borsë plot me telekarta”, një projekt i Arkivit të Imigracionit Shqiptar në Greqi, pjesë e Arkivit Grek të Historisë Sociale Bashkëkohore (ASKI) – Contemporary Social History Archives.

Ekspozita zhvillohet me mbështetjen e Iniciativës për Shkencat Publike Humane të Fondacionit – Stavros Niarchos Foundation Cultural Center (SNFPHI), me kuratore znj. Ilirida Musaraj, njëkohësisht koordinatore e Arkivit të Imigracionit Shqiptar, dhe znj. Pati Vardhami, kuratore dhe teoriciene kritike.

Kjo ekspozitë, e cila zhvillohet në hapësirën e artit “Tavros”, sjell në dritë historitë dhe përvojat e padukshme dhe të pathëna të imigracionit shqiptar në Greqi. Përmes një koleksioni të pasur dëshmish – dokumente, fotografi dhe materiale personale – nxirren në pah përjetimet e ndarjes me familjet, vështirësitë ekonomike dhe ëndrrat për një jetë më të mirë.

Ne emër të Ambasadës së RSH-së në Athinë mori pjesë znj. Joneda Dodaj, Diplomate e ngarkuar me Çështjet e Diasporës, e cila, pasi shprehu mbështetjen e Ambasadës, vuri në dukje rëndësinë e pasqyrimit dhe ruajtjes të historisë migruese të komunitetit shqiptar në Greqi, si pjesë e pandarë të historisë bashkëkohore të Shqipërisë dhe Greqisë.

📌 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi me kënaqësi njofton inaugurimin e ekspozitës "𝐍𝐣𝐞̈ 𝐛𝐨𝐫𝐬𝐞̈ 𝐩𝐥𝐨𝐭 𝐦𝐞…

Posted by Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi on Thursday, September 19, 2024

Lexo më shumë nga

“Dua të punoj”, hapet në Shkodër panairi i punës për personat me aftësi të kufizuara

Rozafa Zmijani, drejtuesja Rajonale e Zyrës së Punës u shpreh për mediet se, ky nuk është një aktivitet që organizohet…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

“Dua të punoj”, hapet në Shkodër panairi i punës për personat me aftësi të kufizuara

Rozafa Zmijani, drejtuesja Rajonale e Zyrës së Punës u shpreh për mediet se, ky nuk është një aktivitet që organizohet…