Muzhaqi: 26 projekte fituese për fuqizimin e të rinjve

Një cikël i ri bashkëpunimesh do të nisë për të mbështetur mbi 27 mijë të rinj, përmes programeve të dedikuara për ta në të gjithë Shqipërinë.


Një cikël i ri bashkëpunimesh do të nisë për të mbështetur mbi 27 mijë të rinj, përmes programeve të dedikuara për ta në të gjithë Shqipërinë.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha sot se të rinjtë do të mbështeten nëpërmjet 26 projekteve në kuadër të Thirrjes IV për Organizatat Rinore dhe/ose Organizatat për të Rinjtë dhe AKR-së duke shprehur gatishmërinë për të mbështetur fuqizimin e të rinjve.

Projektet kanë në fokus nxitjen e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe mbështetja e aktivizimit shoqëror dhe qytetar të tyre. Nxitjen e punëve të denja dhe ndërlidhjes së të rinjve me tregun e punës dhe mbështetjen e mirëqenies aktive, të shëndetshme, fizike, sociale, kulturore dhe mendore e të rinjve.

Ky është viti i katërt që u hap për projektpropozime nga organizatat rinore dhe/ose për të rinjtë, qëllimet e të cilave janë në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Rinisë 2022-2029 për fuqizimin e të rinjve në çdo qytet të Shqipërisë.

Në thirrjen e parë u shpallën fituese 12 projekte nga organizatat dhe 4 nga bashkitë, shtrirja e të cilave nuk ishte në shumë zona të Shqipërisë, por në thirrjen e dytë që u përditësua me anë të metodologjisë “LOD” u shpallën fituese u shpallën 24 projekte nga organizatat dhe 5 projekte nga bashkitë. Në thirrjen e tretë u shpallën fituese 23 projekte nga organizatat rinore, ndërsa këtë vit 26 projekte.

Misioni i Agjencisë Kombëtare të Rinisë është garantimi i mbrojtjes dhe i promovimit të të drejtave të të rinjve, nëpërmjet mbështetjes për edukim joformal, ndërveprimit e aktivizimit të rinisë dhe financimit të veprimtarive rinore, në zbatim të politikave shtetërore në fushën e rinisë.

(ATSH)

Beci pret ambasadoren e Austrisë: Thellim i bashkëpunimit

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci priti sot në një takim ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach, së…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Beci pret ambasadoren e Austrisë: Thellim i bashkëpunimit

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci priti sot në një takim ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach, së…